Page 129 - Demo
P. 129
123p Eksperimenti i shatërvanit. Në poçin prej qelqi ka amoniak. Amoniaku tretet në pikat e para të ujit që arrijnë majën e tubit, kështu shatërvani shpërthen dhe uji mbush boshllëkun. (Një efekt të tillë do ta shfaqte çdo gaz shumë i tretshëm.)5. Është joaktiv në temperaturë të zakonshme sepse në molekulën e tij ndodhet një lidhje trefishe, për prishjen e së cilës nevojitet shumë energji. 6. Azoti vepron gjithashtu me oksigjenin në temperatura të larta, duke formuar oksidet: monoksid azoti (NO) dhe dioksid azoti (NO2). Reaksionet ndodhin në mënyrë të natyrshme në ajër, gjatë vetëtimave, si dhe brenda motorëve të nxehtë të makinave dhe furrave të termocentraleve. Dioksidi i azotit është oksid acid. Ai shkakton ndotjen e ajrit dhe i jep shiut veti acide.AmoniakuFormula kimike e amoniakut është NH3. Kjo përbërje është shumë e rëndësishme për prodhimin e plehrave kimike, të cilat përdoren në bujqësi. Në fakt, amoniaku është kimikati i dytë më i prodhuar në botë. (I pari është acidi sulfurik.) Në rrugë industriale amoniaku prodhohet nga bashkëveprimi i azotit me hidrogjenin. Për këtë reaksion do të mësojmë më shumë në temën tjetër.Përftimi i amoniakut në laboratorNë laborator, amoniaku mund të përftohet duke nxehur çdo kripë amoni me një bazë të fortë. Baza e zhvendos amoniakun nga përbërja, për shembull: 2NH4Cl(ng) 1 Ca(OH)2(ng) CaCl2(ng) 1 2H2O(l) + 2NH3(g) klorur hidroksid klorur ujë amoniak amoni kalciumi kalciumiKy reaksion mund të përdoret si provë analitike për kripërat e amonit. Nëse një substancë e panjohur çliron amoniak kur nxehet me një bazë të fortë, atëherë kjo është kripë amoni.Disa nga vetitë e amoniakut janë:1. Është gaz pa ngjyrë, me erë të fortë mbytëse.2. Është më i lehtë se ajri.3. Vepron me klorurin e hidrogjenit duke formuar një tym të bardhë. Tymi përbëhet nga grimca të vogla të ngurta të klorurit të amonit:NH3(g) 1 HCl(g) NH4Cl(ng)Ky reaksion mund të përdoret për të provuar nëse një gaz është amoniak.Nëse kloruri i amoniumit i ngurtë nxehet, kthehet në amoniak dhe klorur hidrogjeni: NH4Cl(ng) NH3(g) 1 HCl(g)4. Është shumë i tretshëm në ujë (shfaq efektin shatërvan).5. Tretësira ujore e amoniakut është bazike. Ajo e kthen lakmusin e kuq në ngjyrë blu.6. Duke qenë se është bazike, tretësira ujore e amoniakut hyn në reaksion me acidet dhe formohen kripëra. Për shembull, nga reaksioni i saj me acidin nitrik formohet nitrati i amonit. NH3(g) 1 HNO3(uj) NH4NO3(uj)P1. Hidrogjeni mund të përftohet nga veprimi i zinkut me acid sulfurik të holluar. Përpiquni të propozoni një metal dhe një acid tjetër për përftimin e tij. (Mund të përdorni radhën e aktivitetit.)2. a) Hidrogjeni vepron me oksidin e bakrit(II). Pse?b) Ç’lloj reaksioni është ky?3. Cili është më aktiv, azoti apo oksigjeni?4. Në këtë temë janë dhënë dy shembuj të reaksioneve të zhvendosjes. Çfarë kuptoni me termin reaksion zhvendosjeje?5. Shkruani me fjalë reaksionin e bashkëveprimit të hidroksidit të natriumit me sulfatin e amonit.DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYRE

