Page 13 - Demo
P. 13
7Grimcat marrin energji të mjaftueshmepër t’u shkëputur nga njëra-tjetra dhe kalojnë në gjendje të gaztë.Grimcat kryejnë lëvizje luhatëse.Grimcat lëvizin më shpejt.energji në formë nxehtësie, energji në në pikën e vlimit formë nxehtësie Vlimi - Kur një substancë e lëngët nxehet, grimcat e saj marrin më tepër energji dhe lëvizin më shpejt. Nga përplasja me njëra-tjetrën zmadhohen hapësirat midis tyre. Më pas, grimcat e substancës fillojnë të vlojnë.Avullimi - Në gjendje të lëngët, disa grimca kanë më shumë energji se të tjerat. Edhe shumë më poshtë pikës së vlimit, disa grimca kanë energji të mjaftueshme për t’u shkëputur dhe për të kaluar nga gjendja e lëngët në atë të gaztë (në formë avujsh). Ky proces quhet avullim. Për këtë arsye, pellgjet thahen nën rrezet e diellit. Sasia e nxehtësisë së nevojshme për shkrirjen apo vlimin është e ndryshme nga njëra substancë te tjetra. Kjo shpjegohet me faktin se përmasat e grimcave dhe forcat e tërheqjes midis tyre janë të ndryshme në substanca të ndryshme. Sa më të mëdha të jenë këto forca, aq më shumë nxehtësi duhet për t’i mposhtur ato. Për rrjedhojë, edhe pika e shkrirjes dhe ajo e vlimit do të jenë më të larta. Diagrami i kalimit të substancës nga gjendja e gaztë në të lëngët dhe më pas në atë të ngurtëKur substanca e gaztë ftohet, grimcat e saj humbasin energji dhe lëvizin më ngadalë. Edhe pse goditen midis tyre, grimcat nuk kanë energji të mjaftueshme për t’u shkëputur, ndaj rrinë afër njëra-tjetrës dhe substanca kthehet në gjendje të lëngët. Duke u ftohur më shumë, ajo kalon në gjendje të ngurtë. Ja çfarë ndodh:akull (i ngurtë) ujë (lëng)Nëpërmjet nxehjes, grimcat fitojnë energji.Nëpërmjet ftohjes, grimcat humbasin energji dhe lëvizin më ngadalë; teksa ato afrohen me njëra-tjetrën, forcat e tërheqjes bëhen më të forta.shkrinnë 0°C avull (gaz) ndërkohë që nxehet, avullonvlon në 100°Cakull ujë ngrin (ngurtësohet) në 0°C avull ndërkohë që ftohet nën 100°C, avujt e ujitfillojnë të kondensohen ose lëngëzohen! Teoria kinetikeMë poshtë jepen disa ide kyçe për të cilat keni marrë njohuri: Çdo substancë mund të jetë në të tria gjendjet: e ngurtë, e lëngët, e gaztë, si dhe mund të ndryshojë nga një gjendje në tjetrën. Ajo ka karakteristika të ndryshme në çdo gjendje fizike (për shembull, substanca në gjendje të ngurtë nuk rrjedh). Ndryshimet shkaktohen nga mënyra se si vendosen dhe lëvizin grimcat në çdo gjendje. Këto ide, së bashku, formojnë teorinë kinetike.(Kinetikë do të thotë lëvizje.)GJENDJET E LËNDËSP1. Vizatoni diagrame që paraqesin vendosjen e grimcave në substanca të ngurta, të lëngëta dhe të gazta. Mbani shënime për secilin diagram.2. Duke përdorur idenë e grimcave, shpjegoni përse: a) një substancë e ngurtë nuk mund të derdhet; b) derdhet një lëng.3. Vizatoni një diagram që paraqet çfarë ndodh me grimcat gjatë ftohjes, kur substanca kalon nga gjendja e lëngët në atë të ngurtë.4. Përpiquni të shpjegoni çfarë ndodh me grimcat kur: a) një substancë e ngurtë sublimohet; b) rrobat e lagura thahen në diell.5. Oksigjeni është gazi që thithim. Ai mund të ndahet nga ajri. Vlon në –183°C dhe ngrin në –219°C.a) Në ç’gjendje është oksigjeni në: i. 0oC? ii. –200oC?b) Si mund ta ktheni oksigjenin nga gjendja e gaztënë gjendje të ngurtë?

