Page 131 - Demo
P. 131


                                    125Rritja e rendimentit të amoniakutReaksioni ndërmjet azotit dhe hidrogjenit është i prapësueshëm dhe reaksioni i drejtë është ekzotermik, pra çliron nxehtësi.N2(g) 1 3H2(g) 2NH3(g)Duke qenë se reaksioni është i prapësueshëm, përzierja e dy gazeve nuk vepron asnjëherë plotësisht. Rendimenti nuk do të jetë asnjëherë 100%, por ai mund të rritet duke ndryshuar kushtet e reaksionit, pra duke zhvendosur ekuilibrin drejt produktit. Grafiku në të djathtë tregon si ndryshon rendimenti me ndryshimin e temperaturës dhe të trysnisë. Le të shohim se si ndikon.Temperatura dhe trysnia – Siç e shohim, rendimenti më i lartë në grafik është në pikën X, në 350°C dhe 400 atm. Procesi Haberkryhet në temperaturën 450°C dhe në trysninë 200 atm. (pika Y në grafik). Pse? Sepse në 350°C reaksioni është shumë i ngadaltë. Ndërsa në temperaturën 450°C shpejtësia e reaksionit rritet. Përveç kësaj, për një trysni prej 400 atm. nevojiten pompa shumë të fuqishme, tubacione dhe serbatorë shumë të fortë e të qëndrueshëm, si dhe një sasi shumë e madhe energjie elektrike. Trysnia 200 atm. është më e sigurt dhe me më pak shpenzime. Ndonëse kushtet brenda kullës së sintezës nuk japin një rendiment të lartë, me largimin pjesë-pjesë të amoniakut përftohen sasi më të mëdha të tij. Ndërkohë, gazet që nuk kanë hyrë në reaksion riqarkullohen, për të bërë të mundur futjen e tyre në reaksion. Në këtë mënyrë, rendimenti përfundimtar do të jetë i lartë. Katalizatori- Hekuri poroz e përshpejton reaksionin, por rendimentin nuk e ndryshon dot.Përftimi i lëndëve të paraSkema në faqen pararendëse tregon si përftohen lëndët e para. Ajri dhe uji gjenden lehtë, ndërsa për prodhimin e hidrogjenit nevojitet gazi natyror (metani) ose hidrokarburet e naftës (nafta bruto). Për këtë arsye, uzinat e prodhimit të amoniakut ndërtohen pranë terminaleve të gazit ose rafinerive të naftës. Në fakt, mjaft shoqëri nafte apo gazi tani prodhojnë amoniak për të rritur të ardhurat e tyre. 7060504030201000 50 100 150 200 250 300 350 400Trysnia në atm.Rendimenti i amoniakut në % 350°C550°C500°C450°C400°CRendimenti i amoniakut në temperatura dhe trysni të ndryshmeXYP!1. Amoniaku prodhohet nga azoti dhe hidrogjeni.a) Si përftohen azoti dhe hidrogjeni?b) Si quhet procesi i prodhimit të amoniakut?c) Shkruani një barazim për reaksionin.2. Shikoni shtresat e katalizatorit në diagramin e faqes 124.a) Çfarë ka në këto shtresa?b) Pse janë vendosur në këtë mënyrë?3. a) Shpjegoni përse trysnia e lartë dhe temperatura e ulët ndihmojnë në rritjen e rendimentit gjatë prodhimit të amoniakut. b) Trysnia 400 atm. dhe temperatura 250°C do të siguronin një rendiment të lartë. Përse këto kushte nuk përdoren gjatë procesit Haber?c) Cili është rendimenti (në %) i amoniakut në 200 atm. dhe në 450°C? (Përdorni grafikun.)d) Çfarë ndodh me gazet që nuk kanë hyrë në reaksion?Një përmbledhje e shkurtër për prodhimin e amoniakut: N2 1 3H2 2NH3 4 molekula 2 molekulaPër të rritur rendimentin nevojitet: trysni e ulët; largimi pjesë-pjesë i amoniakut;Për të pasur shpejtësinë e duhur për një reaksion nevojitet: temperaturë mesatare; përdorimi i një katalizatori. ekzotermik endotermikDISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYRE
                                
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135