Page 133 - Demo
P. 133


                                    127Përftimi i plehrave kimike1. Amoniaku vepron me acidin nitrik duke dhënë nitratin e amonit. Ky pleh kimik është një burim shumë i mirë azoti:NH3(g) 1 HNO3(uj) NH4NO3(uj) amoniak acid nitrik nitrat amoni 2. Amoniaku vepron me acidin sulfurik duke dhënë sulfatin e amonit:2NH3(g) 1 H2SO4(uj) (NH4)2SO4(uj) amoniak acid sulfurik sulfat amoni Pasojat e përdorimit të plehrave kimikePa plehrat kimike nuk do të mund të kultivonim të mbjella të mjaftueshme. Ato ndihmojnë në rritjen, zhvillimin dhe prodhimtarinë e bimëve bujqësore, aq të domosdoshme për jetën tonë. Por si çdo gjë tjetër, edhe ato sjellin pasoja negative. Në lumenj- Plehrat kimike mund të rrjedhin bashkë me ujin nga tokat e mbjella drejt lumenjve. Në ujërat e lumenjve, plehrat kimike ndihmojnë në rritjen e bimëve të vogla ujore, që quhen alga. Në disa raste, algat mund ta mbulojnë sipërfaqen e ujit si një qilim i gjelbër. Kur algat kalben, bëhen ushqim për bakteret, të cilat thithin njëkohësisht oksigjenin e tretur në ujë. Për rrjedhojë, peshqit ngordhin nga mungesa e oksigjenit.Në tubacionet e ujit - Jonet nitrat të plehrave kimike, nga uji i lumenjve mund të përfundojnë në tubacionet e ujit të pijshëm. Ato bashkë me ujin hyjnë në trupin tonë dhe shndërrohen në jone nitrit. Duke u lidhur me hemoglobinën në gjak, në vend të oksigjenit, këto jone bëjnë që gjaku të mbartë më pak oksigjen për ta shpërndarë në trup, gjë që mund të shkaktojë sëmundje, veçanërisht te fëmijët. Lëkura e tyre mund të marrë ngjyrë blu. Për këtë arsye, fermerët duhet të bëjnë shumë kujdes gjatë përdorimit të plehrave kimike. Ata duhet t’i mbajnë ato larg brigjeve lumore dhe të mos i shpërndajnë nëpër fusha në kohë me shi.!Pt Plehrat kimike sintetike prodhohen me reaksione si në shembujt e mëposhtëm. Më pas, tretësirat avullohen për të përftuar lëndën e ngurtë. Kjo fotografi tregon plehun kimik në një magazinë.p Pllaquritje përmes algash. Plehrat kimike të tokave bujqësore i ndihmojnë këto bimë të zhvillohen.1. Ju mund të blini një përzierje plehrash kimike të quajtur pleh NPK. Ai përmban elemente për të cilat bima ka nevojë. Si mendoni, përse quhet NPK?2. Plehrat kimike azotike janë plehra që përmbajnë azot. Jepni emrat e tri plehrave kimike azotike.3. Plehrat kimike mund të dëmtojnë jetën në ujërat lumore. Shpjegoni si ndodh kjo.4. Kuadrati i mësipërm blu do t’ju kujtojë si të gjeni përmbajtjen në % të një elementi në një përbërje.a) Gjeni % e azotit te sulfati i amonit. (Ar: S = 32)b) Cili përmban më shumë azot: 1 kg nitrat amoni apo 1 kg sulfat amoni?c) Përse shpërndarja e plehut kimik nuk duhet bërë në kohë me shi? Argumentoni përgjigjen tuaj.Sa për qind azot përmban nitrati i amonit?Nitrati i amonit është i pasur në azot. Për të gjetur përqindjen e azotit në këtë përbërje, veprojmë në këtë mënyrë: Formula: NH4NO3Ar : N 5 14, H 5 1, O 5 16Mr : (14 3 2) 1 (4 3 1 ) 1 (16 3 3)5 80% e lëndës që është azot5 ___2880 3 100%5 35%DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYRE
                                
   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137