Page 134 - Demo
P. 134


                                    1289.4p Molekula e squfurit ka 8 atome, prandaj formula molekulare e tij është S8. Në barazimet kimike zakonisht shkruhet S.p Ky është një kristal i squfurit rombik, formë alotropike e squfurit, e qëndrueshme në temperaturë të zakonshme.p Nëse squfurin rombik e nxehim ngadalë, në temperaturë mbi 96°C, molekulat e tij do të riorganizohen. Si rezultat, përftohet një kristal në formë gjilpërash i squfurit monoklinik.DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYRESqufuri dhe dioksidi i squfuritSqufuri, gjendja e tij në natyrëSqufuri është një element mjaft i përhapur në koren e Tokës. Ai është jometal dhe gjendet kryesisht:  si element në shtresa të gjera nëntokësore në vende të ndryshme, si: Meksikë, Poloni dhe ShBA; gjithashtu, edhe rreth kraterit të vullkaneve; si përbërje në mjaft xeherorë metalesh, për shembull në xeherorin e plumbit galena, i cili është sulfur plumbi(II), PbS; përbërjet e squfurit gjenden edhe në karburantet fosile: qymyr, naftë (naftë bruto) dhe gaz natyror.Nxjerrja e squfuritNga nafta dhe gazi - Pjesa më e madhe e squfurit përftohet nga përbërjet e squfurit që gjenden te nafta dhe gazi natyror. Këto përbërje ndahen prej tyre për të ulur ndotjen e ajrit.Për shembull, gazi natyror përbëhet kryesisht nga metani, por mund të ketë deri 30% sulfur hidrogjeni. Kjo përbërje ndahet nga metani dhe hyn në reaksion me oksigjenin me ndihmën e një katalizatori, duke dhënë squfur:2H2S(g) 1 O2(g) 2S(ng) 1 2H2O(l)sulfur hidrogjeni 1 oksigjen squfur 1 ujëNga nëntoka - Rreth 5% e squfurit që përdoret në industri merret nga nëntoka, duke pompuar në shtresat nëntokësore ujë të tejnxehur për të shkrirë squfurin dhe për ta nxjerrë atë në sipërfaqe. (Squfuri shkrin në 115°C.)Disa veti të squfurit janë:1. është lëndë e ngurtë, me ngjyrë të verdhë;2. ndodhet në dy forma alotropike, siç tregohet në të djathtë;3. ka pikë shkrirjeje mjaft të ulët, sepse është lëndë me strukturë molekulare;4. ashtu si jometalet e tjera, nuk e përcjell rrymën elektrike;5. nuk tretet në ujë;6. vepron me metalet duke dhënë sulfure, për shembull, vepron me hekurin dhe jep sulfurin e hekurit(II): Fe(ng) 1 S(ng) FeS(ng)7. Digjet në oksigjen dhe formon dioksidin e squfurit: S(ng) 1 O2(g) SO2(g)Përdorimet e squfurit Pjesa më e madhe e squfurit përdoret për të prodhuar acid sulfurik. Përdoret në prodhimin e gomave të automjeteve për të rritur fortësinë e gomave. Ky proces quhet vullkanizim i gomës. Përdoret në prodhimin e barnave mjekësore, pesticideve, bojërave, shkrepëseve dhe letrës. Përdoret në prodhimin e produkteve kozmetike, shampove dhe kremrave të trupit. I shtohet çimentos për të prodhuar betonin me squfur. Ky lloj betoni nuk gërryhet nga acidet, ndaj përdoret për muret dhe dyshemetë e fabrikave që përdorin acide.
                                
   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138