Page 135 - Demo
P. 135


                                    129Dioksidi i squfuritDioksidi i squfurit (SO2) është një gaz që formohet nga djegia e squfurit në ajër.1. Ai është gaz pa ngjyrë, më i rëndë se ajri, me erë të fortë mbytëse.2. Ashtu si shumë okside jometalesh, edhe ai është oksid acid. Tretet në ujë dhe formon acidin sulfuror, H2SO3: H2O(l) 1 SO2(g) H2SO3(uj)Ky acid shpërbëhet shpejt, duke formuar përsëri dioksidin e squfurit dhe ujë.3. Vepron si zbardhues dhe çngjyros përbërjet me ngjyrë duke i reduktuar ato.4. Ka veti dezinfektuese, ndaj përdoret kundër baktereve.Dioksidi i squfurit si lëndë ndotëseNafta përmban përbërje të squfurit edhe pasi ajo është pastruar prej tyre. Përbërje të squfurit përmbajnë dhe qymyret, ku në disa prej tyre përqindja e tij është e lartë. Kur këto karburante digjen në termocentrale dhe në furrat e fabrikave, përbërjet e squfurit oksidohen në dioksid squfuri, i cili çlirohet në ajër. Ai dëmton mushkëritë tona, duke na shkaktuar probleme në frymëmarrje. Gjithashtu, dioksidi i squfurit tretet në ujin e shiut duke formuar shiun acid. Shiu acid vepron mbi ndërtesat dhe strukturat metalike duke shkaktuar dëme në to, si dhe dëmton peshqit e bimësinë.Përdorimet e dioksidit të squfurit Përdoret kryesisht në prodhimin e acidit sulfurik. Përdoret për të zbardhur leshin, mëndafshin dhe brumin e drurit në prodhimin e letrës. Përdoret për ruajtjen e ushqimeve (për shembull frutat e thata dhe reçeli), për zgjatjen e kohës së përdorimit. Dioksidi i squfurit pengon rritjen e baktereve dhe të mykut.Pp Dëmet e dioksidit të squfurit: ky pyll është “vrarë” nga shiu acid. p Efektet e shiut acid mbi një statujë prej guri gëlqeror.1. Jepni tri burime të squfurit në koren e Tokës.2. Squfuri ka pikë shkrirje mjaft të ulët. Përse ndodh kjo?3. Squfuri ka dy forma alotropike. Çfarë do të thotë kjo?4. Squfuri vepron me hekurin për të formuar sulfurin e hekurit(II). A është ky një reaksion redoks? Jepni përgjigje të argumentuar.5. a) Dioksidi i squfurit është oksid acid. Shpjegoni pse.b) Çfarë problemesh shkakton kjo veti, në rastet kur dioksidi i squfurit çlirohet në ajër nga termocentralet?6. Dioksidi i squfurit është një gaz i rëndë. A mendoni se kjo ndikon në ndotjen e ajrit? Argumentoni përgjigjen tuaj.p Dioksidi i squfurit përdoret për të ruajtur frutat e thata (si kajsitë) dhe ushqime të tjera. KAJSI PJESËRISHT TË THARAPërbërësit:kajsi të thara 89%, ujë, acid citrik, dioksid squfuri.Këtyre kajsive u janë hequr bërthamat, por ne nuk mund të garantojmë që çdo bërthamë është hequr.Kujdes!Përmban dioksid squfuri.DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYRE
                                
   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139