Page 136 - Demo
P. 136
1309.5p Ndalohet larja! Ky është një liqen me acid sulfurik natyror, në një vullkan në Indonezi.p Në rezervuarët me acid sulfurik shihen këto shenja. Ç’mesazh përcjellin ato?! Trysnia në procesin e kontaktitNë etapën 3:2SO2 1 O2 2SO3 3 molekula 2 molekula Pra, rritja e trysnisë do të rritë rendimentin e trioksidit të squfurit. Por, në praktikë, trysnia rritet vetëm pak (më pak se dy atm.).DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYRElëng i trashë tymues i quajtur oleumtrioksid squfuri, SO32SO2(g) 1 O2(g) 2SO3(g)acid sulfurik i përqendruar, H2SO4H2O(l) 1 SO3(g) H2SO4(l)Acidi sulfurikProdhimi i acidit sulfurik me anë të procesit të kontaktitAcidi sulfurik është kimikati që prodhohet më me shumicë nga të gjithë të tjerët. Ai përftohet kryesisht me anë të metodës së kontaktit. Substancat bazë janë: squfuri, oksigjeni i ajrit dhe uji … ose dioksidi i squfurit, oksigjeni i ajrit dhe uji. Dioksidi i squfurit përftohet kur xeherorët sulfure, siç janë xeherorët e plumbit dhe të zinkut, “kaurdisen” në ajër për të nxjerrë metalin prej tyre. Duke u nisur nga squfuri, etapat e metodës së kontaktit janë këto:squfurdioksid squfuri, SO2S(ng) 1 O2(g) SO2(g)1. përftimi i SO22. përftimi i SO3 nga veprimi i SO2 me O2 në prani të katër shtresave katalitike [si katalizator përdoret oksidi i vanadit(V)], në temperaturën 450°C3. përftimi i oleumit nga tretja e SO3 në H2SO4cc4. përftimi i acidit sulfurik të përqendruar nga përzierja me kujdes e oleumit me ujinÇfarë duhet të mbani mend për procesin e kontaktit Reaksioni në etapën 3 është reaksion i prapësueshëm. Trioksidi i squfurit shpërbëhet përsëri. Kështu, përzierja kalohet në disa shtresa katalitike të veçanta, në mënyrë që t’u japë mundësinë reaktantëve që të hyjnë përsëri në reaksion. Trioksidi i squfurit largohet ndërmjet dy shtresave të fundit (duke përdorur etapën 4), në mënyrë që të rritet rendimenti. Reaksioni në etapën 3 është ekzotermik. Si rrjedhojë, rendimenti rritet me uljen e temperaturës. Katalizatori nuk vepron nën temperaturën 400°C. Ai funksionon më mirë në temperaturë më të lartë, më e përshtatshmja është 450°C. Për të mbajtur temperaturën nën 450°C, rreth shtresave katalitike montohen tuba me ujë të ftohtë për të larguar nxehtësinë. Nxehtësia shkakton vlimin e ujit. Avulli i përftuar përdoret për të prodhuar energji elektrike për fabrikën përkatëse ose për ngrohje të ndërtesave. Në etapën 4, trioksidi i squfurit tretet në acid të përqendruar (në vend të ujit) sepse me ujin formohet një mjegull e trashë acidi, e rrezikshme.

