Page 137 - Demo
P. 137


                                    131p Kur hedhim acidin sulfurik të përqendruar, mbi dy lugë çaji sheqer ai e shndërron sheqerin në karbon. Imagjinoni çfarë mund t’i bënte mishit!p Sulfati i “mësuesit”. Copa e bardhë që quhet shkumës, në të vërtetë nuk është e tillë, por sulfat kalciumi.P1. Për prodhimin e acidit sulfurik, përmendni emrat e:a) proceseve;b) substancave bazë;c) katalizatorit.2. a) Reaksioni ndërmjet dioksidit të squfurit dhe oksigjenit është i prapësueshëm. Çfarë do të thotë kjo?b) Jepni një arsye përse nevojitet katalizatori.c) Në 500°C, katalizatori ndihmon të formohet më shpejt trioksidi i squfurit. Përse nuk përdoret kjo temperaturë?3. Shpjegoni si ndihmojnë në rritjen e rendimentit të trioksidit të squfurit gjatë procesit të kontaktit:a) përdorimi i disa shtresave katalitike;b) largimi i trioksidit të squfurit duke e tretur atë.4. Dalloni dy reaksione oksidimi gjatë prodhimit të acidit sulfurik.5. a) Shkruani me fjalë reaksionet e bashkëveprimit të zinkut, oksidit të zinkut dhe karbonatit të zinkut me acidin sulfurik të holluar.b) Shkruani barazimin e reaksionit për pyetjen a.! Kujdes! Acidi sulfurik i përqendruar është i rrezikshëm! Acidi sulfurik i përqendruar është agjent dehidratues, pra e largon ujin nga substancat e tjera. Ai e “ndjek”” shumë ujin, duke hequr atomet e hidrogjenit dhe të oksigjenit nga substancat e tjera. Për shembull, te sheqeri (saharozë, C12H22O11) lë vetëm karbonin. Shihni fotografinë e mësipërme. Kur acidi sulfurik përzihet me ujin, çlirohet një sasi e madhe nxehtësie.DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYREPërdorimet e acidit sulfurikAcidi sulfurik është një ndër përbërjet kimike më të rëndësishme në botë. Ai gjen shumë përdorime në industri, kryesisht në prodhimin e: plehrave kimike, si sulfati i amonit; bojërave dhe pigmenteve; fibrave dhe plastikës; sapunëve dhe detergjenteve.Gjithashtu, përdoret në prodhimin e baterive të makinave.Acidi sulfurik i holluarNë laborator, acidi sulfurik i holluar përgatitet duke e hedhur acidin e përqendruar në ujë. Nuk duhet të hidhet ujë mbi acid, sepse mund të prodhohet aq shumë nxehtësi, sa acidi të krijojë stërkala, të cilat mund të na djegin. Reaksionet tipike të acidi sulfurik të holluar janë:1. acid 1 metal më aktiv se hidrogjeni kripë 1hidrogjenH2SO4(uj) 1 Fe(ng) FeSO4(uj) 1 H2(g)acid sulfurik hekur sulfat hekuri(II) hidrogjen2. acid 1oksid ose hidroksid metali kripë1 ujëH2SO4(uj) 1 CuO(ng) CuSO4(uj) 1 H2O(l)acid sulfurik oksid bakri(II) sulfat bakri(II) ujë3. acid 1karbonat kripë 1 ujë 1 dioksid karboniH2SO4(uj) 1 Na2CO3(ng) Na2SO4(uj) 1 CO2 (g) 1 H2O(l) acid sulfurik karbonat natriumi sulfat natriumi dioksid karboni ujëKripërat e tij quhen sulfate dhe hidrogjensulfate. Reaksionet 2 dhe 3 janë reaksione asnjanësimi: prodhohet kripë dhe ujë.
                                
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141