Page 138 - Demo
P. 138
1329.6Elementi karbonKarboni gjendet në koren e Tokës si element i lirë në dy forma: diamant dhe grafit. Diamanti është lëndë e ngurtë, e fortë dhe e pastër. Grafiti është i ngurtë, i errët dhe i rrëshqitshëm. Kështu, diamanti dhe grafiti janë forma alotropike.Përbërjet e karbonitNë natyrë gjenden mijëra përbërje të karbonit: në gjallesa, në tokë, në oqeane dhe në atmosferë. Trupi ynë përmban 75% ujë dhe rreth 20% karbon.Cikli i karbonitKarboni qarkullon në formën e përbërjeve të tij: në atmosferë, në gjallesa, në tokë dhe në oqean. Ky qarkullim është ciklik dhe quhet cikli i karbonit.p Qymyri i drurit është një formë grafiti, që përftohet duke nxehur thëngjill ose dru në një mjedis me pak ajër.dioksid karboni në oqeandioksid karboni në ajërfrymëmarrja e të gjitha gjallesavefotosinteza e bimëve të gjelbra në tokë dhe nga fitoplanktonet në oqeanpërbërjet e karbonit në karburantet fosile (qymyr, naftë, gaz natyror)përbërjet e karbonit te kafshëtgjallesat vdesin dhe bimët kalbentretet në oqeanushqimbakteret ushqehen me trupat e kafshëve dhe dekompozimete bimëvepërbërjet e karbonit te bimëtkarburanti që digjet, prodhon dioksid karboniMbani mend: Karboni qarkullon midis atmosferës, oqeanit dhe gjallesave në formën e dioksidit të karbonit. Dioksidi i karbonit:– largohet nga atmosfera si pasojë e fotosintezës dhe tretjes në ujin e oqeaneve;– kthehet në atmosferë nëpërmjet frymëmarrjes dhe djegies së karburanteve që përmbajnë karbon.Dy reaksione të kundërta !Frymëmarrja që ndodh në trupin tonë, është e kundërta e fotosintezës, e cila zhvillohet në gjethet e bimëve. Barazimet e këtyre reaksioneve mund t’i krahasojmë në faqen tjetër.DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYREKarboni dhe cikli i karbonit

