Page 139 - Demo
P. 139


                                    133p Bimë orizi gjatë fotosintezës. Ato po e kthejnë glukozën në amidon.Largimi i dioksidit të karbonit nga atmosfera Nga fotosinteza - Procesi i fotosintezës zhvillohet te bimët. Ato përmbajnë një pigment të gjelbër, klorofilin, i cili shërben si katalizator për reaksionin. Gjithashtu, në këtë proces si burim energjie shërben drita e diellit. Reaksioni i fotosintezës zhvillohet si më poshtë:6CO2(g) 1 6H2O(l) C6H12O6(ng) 1 6O2(g)dioksid karboni ujë glukozë oksigjen Bima përdor glukozën për të prodhuar përbërjet e tjera të karbonit, për të cilat ajo ka nevojë. Kafshët ushqehen me bimët dhe kështu, përbërjet e karbonit kalojnë në zinxhirin ushqimor. Shumë prej tyre përfundojnë si ushqim për njerëzit. Kujtojmë që fotosinteza ndodh edhe te fitoplanktonet, bimë shumë të vogla, që lundrojnë në oqean. Këto janë ushqim për peshqit dhe organizma të tjerë. Në këtë mënyrë, karboni kalon në zinxhirin ushqimor edhe në oqean. Nga tretja në ujë - Një pjesë e dioksidit të karbonit të ajrit tretet në oqean. Si rezultat i kësaj tretjeje formohen jone karbonat, të cilat bashkë me jonet e kalciumit që ndodhen në ujë, përdoren nga molusqet për të krijuar guaskat e tyre (guaskat përbëhen nga karbonati i kalciumit.) Gjithashtu, peshqit i përdorin këto jone për të ndërtuar skeletin e tyre. Megjithatë, nga sasia e CO2 që ndodhet në atmosferë, vetëm një përqindje e vogël tretet në ujë. Kështu arrihet një gjendje ekuilibri, d.m.th. në njësinë e kohës, numri i molekulave CO2 që treten në ujë është i njëjtë me numrin e molekulave CO2 që dalin nga uji në atmosferë.Kthimi i dioksidit të karbonit në atmosferë Nga frymëmarrja - Ky është një proces që ndodh në qelizat e gjallesave për të siguruar energji:C6H12O6(uj) 1 6O2(g) 6CO2(g) 1 6H2O(l) 1 energjiglukozë 1 oksigjen dioksid karboni 1 ujë 1 energji Ne e marrim glukozën nga ushqimi, d.m.th. marrim prej saj energji. Nga djegia e karburanteve - Gazi natyror ose metani digjet si më poshtë:CH4(g) 1 2O2(g) CO2(g) 1 2H2O(l) 1 energjimetan 1 oksigjen dioksid karboni 1 ujë 1 energjiCikli i karbonit dhe karburantet fosileMbetjet e organizmave të oqeanit bien në fundin e tij dhe mbeten aty për miliona vjet me radhë. Gjatë gjithë kësaj kohe, pjesët e tyre të buta shndërrohen në naftë dhe në gaz natyror (guaskat e forta shndërrohen në shkëmb gëlqeror). Ndërkohë, pemë dhe bimë të tjera përfundojnë në fund të moçaleve dhe kënetave. Pas miliona vjetësh ato shndërrohen në qymyr. Në këtë mënyrë, dioksidi i karbonit nga ajri përfundon në karburantet fosile dhe gjatë djegies së këtyre karburanteve, ai çlirohet përsëri.dritëklorofilPp Frymëmarrje dhe aftësi…1. Çfarë kuptoni me termin cikli i karbonit?2. Krahasoni procesin e frymëmarrjes me djegien e metanit.a) Çfarë ngjashmërish kanë këto dy reaksione?b) Për çfarë e përdorim energjinë që na jep frymëmarrja?c) Për çfarë përdoret energjia që çlirohet nga djegia e karburanteve?3. Krahasoni frymëmarrjen me fotosintezën. Çfarë vini re te këto reaksione?4. Përpiquni të vizatoni një grafik që tregon:– ciklin e qarkullimit të karbonit (përfshini kalimin e naftës dhe gazit natyror në CO2);– si çlirohet ai përsëri, miliona vjet më pas.5. Një pjesë e ciklit të karbonit nuk ndodh në mënyrë të natyrshme. Cila pjesë e ciklit është kjo?6. Ç’rol luan njeriu në ciklin e karbonit?DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYRE
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143