Page 14 - Demo
P. 14
1.4GJENDJET E LËNDËS8Të njohim më mirë gazet Çfarë kuptojmë me trysni të një gazi?Kur tullumbacja fryhet, ajo mbushet me grimca ajri. Grimcat përplasen me njëra-tjetrën. Ato përplasen me njëra-tjetrën dhe me faqet e brendshme të tullumbaces, duke ushtruar trysni mbi to. Kjo trysni e mban tullumbacen të fryrë.Të gjitha gazet ushtrojnë trysni në të njëjtën mënyrë. Trysnia varet nga temperatura e gazit dhe nga vëllimi që ai zë. Le të shohim figurën e mëposhtme.Kur gazin e nxehim...E njëjta gjë ndodh me të gjitha gazet:Nëse e nxehim gazin brenda një ene të mbyllur, trysnia e tij rritet.Kjo është arsyeja përse rritet shumë trysnia në një tenxhere me presion.Çfarë ndodh me gazin kur ngjishet brenda një hapësire më të vogël?Kjo vlen për të gjitha gazet.Kur gazi ngjishet në një hapësirë më të vogël, trysnia e tij rritet.Të gjitha gazet mund të ngjishen. Nëse ushtrohet forcë e mjaftueshme, grimcat mund të afrohen aq shumë sa gazi të kthehet në lëng. Nga ana tjetër, substancat e lëngëta dhe ato të ngurta nuk mund të ngjishen sepse grimcat e tyre janë paraprakisht shumë afër njëra-tjetrës. ... grimcat e gazit lëvizin më shpejt. Ato përplasen me faqet e enës dhe ushtrojnë trysni mbi to. Nëse gazin e nxehim më tepër...... grimcat e tij fitojnë energji nga nxehtësia e marrë dhe lëvizin edhe më shpejt. Ato godasin më shpesh dhe më fort faqet e enës. Kështu, trysnia e gazit rritet. pistoni ngjesh gazin gazi ngjishet brenda një vëllimi më të vogëlgrimca gaziMidis grimcave të gazit ka shumë hapësirë. Ai mund të ngjishet me anë të një pistoni, që grimcat të jenë më afër njëra-tjetrës... pistoni ngjesh gazin gazi ngjishet brenda një vëllimi më të vogëlgrimca gazi…Pas ngjeshjes, grimcat zënë një hapësirë më të vogël dhe godasin më shpesh faqet e enës. Në këtë mënyrë, trysnia e gazit rritet.p Në tenxheret me presion, avujt eujit (gazi) nxehen mbi 100°C. Trysnia në to është e lartë. Kujdes, para se ta hapni një tenxhere të tillë, duhet ta lini të ftohet!p Kur fryhet goma e një biçiklete, ajri ngjishet brenda kamerdares. (tubi i brendshëm).p Sa më shumë ta fryni, aq më shumë trysni krijohet brenda tullumbaces.

