Page 140 - Demo
P. 140
1349.7Dioksidi i karbonitDioksidi i karbonit gjendet në ajër. Ai është produkt i këtyre tri reaksioneve:1. Djegies së përbërjeve të karbonit në një mjedis me ajër të bollshëm. Për shembull, gazi natyror (metani) digjet në ajër me tepricë sipas reaksionit:CH4(g) 1 2O2(g) CO2(g) 1 2H2O(l)2. Shpërbërjes së glukozës në qelizat e trupit tonë:C6H12O6(uj) 1 6O2(g) 6CO2(g) 1 6H2O(l)Ky proces quhet frymëmarrje qelizore.3. Bashkëveprimit të acideve të holluara me karbonatet. Si shembull marrim bashkëveprimin e acidit klorhidrik me mermer të grimcuar (karbonat kalciumi):CaCO3(ng) 1 2HCl(uj) CaCl2(uj) 1 CO2(g) 1 H2O(l)Disa veti të dioksidit të karbonit1. Është gaz pa ngjyrë dhe pa erë.2. Është shumë më i rëndë se ajri.3. Substancat nuk digjen në të, pra nuk ndihmon djegien.4. Tretet pak në ujë, duke formuar acid karbonik, H2CO3, që është një acid i dobët.Oksidi i karbonit(II)Oksidi i karbonit (CO) përftohet kur përbërjet e karbonit digjen në praninë e një sasie të pamjaftueshme oksigjeni. Le të shohim se çfarë ndodh me metanin kur digjet në sasi të pamjaftueshme oksigjeni:2CH4(g) 1 3O2(g) 2CO(g) 1 4H2O(l)Ai është një gaz helmues dhe vdekjeprurës, sepse lidhet me hemoglobinën në gjak, duke formuar karboksihemoglobinën, e cila nuk e lejon oksigjenin të transportohet në trupin e njeriut. Kjo shkakton vdekjen e tij.Oksidi i karbonit(II) nuk ka erë, gjë që e bën të vështirë të dallohet. Për këtë arsye është e rëndësishme të kontrollohen rregullisht ngrohësit e banesave dhe të ujit që punojnë me gaz, për t’u siguruar që furnizimi me ajër të mos bllokohet nga bloza.KarbonatetKarbonatet janë përbërje që përmbajnë jonin karbonat, CO322.Si shembull merret karbonati i kalciumit, CaCO3, i cili gjendet në natyrë si gur gëlqeror, shkumës dhe mermer. Disa nga vetitë e karbonateve janë:1. Në përgjithësi janë të patretshme në ujë – përjashtim bëjnë karbonatet enatriumit, kaliumit dhe amonit, që janë të tretshme.2. Veprojnë me acidet për të formuar kripë, ujë dhe dioksid karboni.3. Karbonatet e ngurta shpërbëhen gjatë nxehjes, duke dhënë një oksid dhe dioksid karboni:CaCO3(ng) CaO(ng) 1 CO2(g)karbonat kalciumi oksid kalciumi dioksid karboni (gur gëlqeror) (gëlqere) Karbonati i natriumit dhe ai i kaliumit nuk shpërbëhen, sepse përbërjet e këtyre metaleve aktive janë më të qëndrueshme.p Ngrohësit e ujit dhe të banesave, të cilët punojnë me gaz, duhet të kontrollohen rregullisht. Çdo vit, qindra njerëz vdesin nga oksidi i karbonit(II) që formohet nga ngrohësit me defekt.p “Bulëzat” në këtë pije të gazuar shkaktohen prej çlirimit të dioksidit të karbonit.DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYREDisa përbërje të karbonit

