Page 141 - Demo
P. 141


                                    135p Pyjet tropikale të Amazonës janë të tejmbushura me përbërje organike.MetaniMetani është përbërja me formulë CH4. Gjendet në depozitimet e gazit në fund të oqeaneve dhe në tokë si gaz natyror. Gazin natyror e përdorim si karburant. Ai formohet edhe kur bakteret shpërbëjnë materialin bimor, në mungesë të oksigjenit. Për shembull, në orizore, në këneta dhe në fushat e grumbullimit të mbetjeve (ku hidhen plehrat). Disa kafshë, përfshirë gjedhët, delet, dhitë dhe devetë lëshojnë metan si mbetje nga tretja e ushqimit. Bakteret në stomakun e tyre ndihmojnë në shpërbërjen e yndyrës dhe të ushqimeve të tjera. Metani është një nga produktet.Përbërjet organikeMetani është një përbërje organike. Të gjitha përbërjet organike përmbajnë karbon, shumica e tyre përmbajnë dhe hidrogjen. Disa përmbajnë gjithashtu edhe elemente të tjera, si squfur dhe azot. Shumë prej tyre gjenden ose vijnë nga gjallesat.Metani është përbërja organike më e thjeshtë. Janë me miliona përbërje të tilla shumë më tepër se përbërjet inorganike (joorganike). Midis tyre përfshihen: proteinat, karbohidratet dhe yndyrat në trupin tonë; qindra përbërje të ndryshme te nafta dhe qymyri; plastika dhe barnat mjekësore të prodhuara nga përbërjet e naftës.Me studimin e përbërjeve të karbonit merret ajo degë e kimisë që quhet kimi organike. Pp Trupi i njeriut përmban përbërje organike dhe rreth 20% karbon.p Kjo bombol zjarrfikëse lëshon dioksid karboni. (Substancat nuk digjen në një mjedis me dioksid karboni.)1. Jepni barazimin me fjalë për djegien e gazit natyror:a) në një ngrohës uji me gaz, kur ngrohësi nuk punon mirë;b) në një ngrohës uji me gaz, kur tubi i ajrit është pjesërisht i bllokuar nga bloza.2. Ngrohësit me gaz duhet të kontrollohen rregullisht, për t’u siguruar që ajri kalon lirshëm në pajisje. Pse?3. a) Shkruani një barazim për të treguar çfarë ndodh kur nxehet karbonati i plumbit(II).b) Si quhet ky lloj reaksioni?4. a) Jepni emrat e tri burimeve të metanit, CH4.b) Sipas jush, cili prej tyre është burimi kryesor?5. Është përbërje organike apo inorganike: a) kloruri i natriumit; b) uji?DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYRE
                                
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145