Page 142 - Demo
P. 142


                                    1369.8Dioksidi i karbonit dhe metani, gaze me efekt serrëDioksidi i karbonit dhe metani janë gaze me efekt serrë, gjë që do të thotë se ato thithin nxehtësinë në atmosferë dhe nuk lejojnë që ajo të dalë në hapësirë. Ja çfarë ndodh me gazet serrë:atmosfer atmosferaDielliToka1. Dielli dërgon energji në formë drite dhe rreze UV (ultravjollcë).2. Këto ngrohin Tokën, e cila e pasqyron një pjesë të energjisë përsëri në formë nxehtësie.3. Një pjesë e kësaj nxehtësie largohet nga atmosfera.4. Por një pjesë përthithet nga gazrat serrë në atmosferë. Në këtë mënyrë, ajri dhe Toka ngrohen.Ekzistojnë disa gaze serrë. Dioksidi i karbonit dhe metani janë dy më kryesorët, që çlirohen në atmosferë përmes veprimtarisë njerëzore. Në atmosferë ka shumë më tepër dioksid karboni sesa metan, por nivelet e të dyja gazeve janë në rritje të vazhdueshme. Niveli i dioksidit të karbonit po rritet, sepse nga viti në vit po djegim më shumë karburante fosile. Dioksidi i karbonit që çlirohet, shkon në atmosferë. Prej këtej, ai nuk del dot në hapësirë, ndërsa oqeanet mund të tretin vetëm një pjesë të tij. Niveli i metanit është në rritje, sepse po shtohet blegtoria, kultivimi i orizit, si dhe numri i fushave për grumbullimin e mbetjeve urbane. Gazet serrë janë të nevojshme, sepse në mungesë të tyre do të ngrinim për vdekje gjatë natës, kur dielli nuk ndriçon. Por mjaft shkencëtarë mendojnë se niveli i gazeve serrë është rritur aq shumë, sa po shkaktojnë ngrohjen globale.Ngrohja globaleMatjet tregojnë se temperaturat mesatare në të gjithë globin po rriten. Kjo quhet ngrohje globale.Përse po ndodh ngrohja globale? Disa shkencëtarë thonë se ky është ndryshim natyror, njësoj si ndryshimet e ngjashme në të shkuarën. Megjithatë, një grup shkencëtarësh nga e gjithë bota shqyrtuan të dhënat dhe dolën në përfundimin se, me siguri, gazet serrë janë shkaku kryesor për ngrohjen globale. Ata veçojnë dioksidin e karbonit si shkaktarin kryesor. Rritja e temperaturave mesatare ndër vite përputhet me rritjen e nivelit të dioksidit të karbonit për të njëjtën periudhë. Krahasoni dy grafikët në të djathtë.Dioksidi i karbonit dhe temperaturat mesatare globalePërqendrimii CO2 nëatmosferë/ pjesë për milion38034030014.614.213.813.41940 1960 1980 2000Viti1880 1900 1920Temperaturamesatareglobale/ °Cp Nga shpërbërja e jashtëqitjeve të kafshëve formohet metan.DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYREGazet serrë dhe ngrohja globale
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146