Page 143 - Demo
P. 143
137Ndryshimet klimatikeTemperatura e ajrit ndikon në sasinë e reshjeve, në shtresat e reve dhe në drejtimin e erërave. Kështu, me rritjen e temperaturës mesatare edhe klima rreth e qark botës ndryshon. Shkencëtarët po përpiqen të parashikojnë se ç’do të ndodhë duke përdorur modele kompjuterike. Ata ende nuk janë në gjendje të bëjnë parashikime të sakta, sepse nuk kanë arritur të kuptojnë plotësisht lidhjen midis motit, reve dhe oqeanit. Megjithatë, ata parashikojnë se: Disa vende që karakterizohen nga sasi të mëdha reshjesh, do të bëhen shumë të thata, ndërsa vende të tjera do të bëhen me më shumë lagështi. Shkrirja e akujve në Arktik dhe në Antarktidë do të shkaktojë rritje të nivelit të detit, prandaj vendet që ndodhen në ultësira do të jenë në rrezik përmbytjeje. Stuhitë, përmbytjet dhe zjarret do të jenë më të shpeshta dhe më të fuqishme. Speciet që nuk përshtaten dot me ndryshimet klimatike, do të zhduken. Ka gjasa për thatësira më të mëdha, gjë që do të sjellë mungesë të theksuar ushqimesh, duke shtuar si pasojë numrin e refugjatëve nëpër botë.Te specialistët përherë e më shumë po forcohet bindja se ndryshimet klimatike tashmë janë një fakt i pakundërshtueshëm.Çfarë masash mund të merren?Nëse ngrohja globale është një ndryshim natyror, ne nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndaluar, thjesht mund të përgatitemi për pasojat. Por, edhe nëse shkaktarët e ngrohjes globale jemi ne vetë, duke djegur karburante fosile, nuk mund ta ndalim atë, sepse niveli i dioksidit të karbonit në ajër është rritur mjaftueshëm për të shkaktuar rritje të mëtejshme të temperaturës. Gjithçka që mund të bëjmë, është të ulim ndjeshëm çlirimin e mëtejshëm të dioksidit të karbonit, në mënyrë që ngrohja të mos dalë jashtë kontrollit. Shumë njerëz po përpiqen të ulin përdorimin e karburanteve fosile duke përdorur transportin publik ose biçikletën në vend të makinës. Shumë vende kanë vendosur objektiva për të kaluar në metodat e pastra të prodhimit të energjisë elektrike, si për shembull nga era apo nga panelet diellore. Shkencëtarët po kërkojnë të zbatohen mënyra efikase për të ulur sasinë e dioksidit të karbonit që hyn në atmosferë. Për shembull, duke e kapur atë në oxhakët e centraleve të prodhimit të energjisë dhe duke e mbyllur më pas thellë nën tokë.Disa vende janë duke marrë masa për të përballuar ndryshimet klimatike. Vendet e varfra ka gjasa të vuajnë më shumë, sepse nuk kanë fonde të mjaftueshme për t’u bërë ballë përmbytjeve, thatësirës dhe fatkeqësive të tjera natyrore.Pp Aktualisht, në shumë vende përmbytjet janë më të mëdha se më parë.p Shkrirja e akullit në Arktik do të thotë se arinjtë polarë janë në rrezik.1. a) Prania e gazeve serrë në atmosferë është e nevojshme. Përse?b) Pse vitet e fundit ato po kthehen në një problem shqetësues?2. Dy gazet kryesore serrë që ne çlirojmë në atmosferë, janë ........….................3. Ngrohja globale mund të sjellë shfarosjen e disa specieve të gjallesave. Shpjegoni përse.4. Sa më shumë dioksid karboni të ketë në ajër, aq më shumë tretet në oqean. (Arrihet ekuilibri.)a) Ç’lloj oksidi është dioksidi i karbonit: oksid acid apo oksid bazik?b) i. Si mund të ndikojë në pH e oqeanit djegia e karburanteve fosile? Shpjegoni pse.ii. A mendoni se kjo mund të shkaktojë probleme?DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYRE

