Page 145 - Demo
P. 145


                                    139p Çimentoja formohet nga nxehja e gurit gëlqeror me argjilën, të cilëve u shtohet gips për të ngadalësuar procesin e “lidhjes”.p Desulfurizimi i mbetjeve të gazta bën të mundur largimin e dioksidit të squfurit prej tyre.Gëlqerja e shuarKur oksidi i kalciumit tretet në ujë, formohet hidroksidi i kalciumit (gëlqerja e shuar). Reaksioni është ekzotermik, ndaj prej përzierjes dalin flluska avulli. Kushtet e reaksionit kontrollohen vazhdimisht, në mënyrë që produkti të jetë gëlqere e shuar në formë pluhuri të imët:CaO(ng) 1 H2O(l) Ca(OH)2(ng)oksid kalciumi hidroksid kalciumi(gëlqere) (gëlqere e shuar)Gëlqerja e shuar përdoret për asnjanësimin e aciditetit të tokës, si dhe të ujit të liqeneve. Në laborator e përdorim për të provuar praninë e dioksidit të karbonit. Uji i gëlqeres është një tretësirë e holluar e hidroksidit të kalciumit, i cili është pak i tretshëm në ujë.ÇimentojaÇimentoja prodhohet nga përzierja e gurit gëlqeror me argjilën, e cila nxehet në temperatura të larta në një furrë, duke i shtuar gips (sulfat kalciumi i hidratuar). Më pas përzierja bluhet për t’u kthyer në pluhur.Desulfurizimi i mbetjeve të gaztaDesulfurizimi i mbetjeve të gazta është një proces që largon dioksidin e squfurit nga mbetjet e gazta të termocentraleve, para se këto të dalin nga oxhaku. Zakonisht, desulfurizimi bëhet duke përdorur një përzierje të gëlqeres pluhur ose të gëlqeres së shuar me ujë. Kur përdoret gëlqere e shuar, reaksioni që largon dioksidin e squfurit është:Ca(OH)2(ng) 1 SO2(g) CaSO3(ng) 1 H2O(l)hidroksid kalciumi dioksid squfuri sulfit kalciumi ujë Më pas, sulfiti i kalciumit mund të kthehet në sulfat kalciumi të hidratuar:2CaSO3(ng) 1 O2(g) 1 4H2O(l) 2 CaSO4.2H2O(ng)sulfit kalciumi oksigjen ujë sulfat kalciumi  i hidratuarSulfati i kalciumit i hidratuar njihet me emrin gips. Ai përdoret në prodhimin e çimentos, pllakave të gipsit, allçisë për mjekësi dhe të produkteve të tjera. Të ardhurat e përfituara prej tregtisë së tij janë të konsiderueshme.P1. Si është formuar guri gëlqeror?2. a) Si prodhohet gëlqerja? Shkruani barazimin.b) Përse është i rëndësishëm largimi i dioksidit të karbonit?c) Si largohet dioksidi i karbonit në një furrë gëlqereje?3. Si prodhohet gëlqerja e shuar? Shkruani barazimin.4. Jepni dy përdorime të gëlqeres dhe të gëlqeres së shuar.5. Uji i gëlqeres është tretësirë e gëlqeres së shuar. Për çfarë përdoret?6. Gëlqerja e shuar është më e tretshme në ujë sesa guri i gëlqeres. Cila nga këto dy përbërje do të ishte zgjedhja më e mirë për të kontrolluar aciditetin e tokës në një zonë ku bien shpesh reshje shiu? Shpjegoni zgjedhjen tuaj.7. a) Shpjegoni termin desulfurizim i mbetjeve të gazta.b) Jepni emrin e një materiali të përdorur për këtë proces.c) Sulfiti i kalciumit që përftohet nga procesi, shndërrohet në gips. Çfarë është gipsi dhe përse përdoret ai?DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYRE
                                
   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149