Page 146 - Demo
P. 146


                                    Pyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1. Përzierja e plehrave kimike AFK përmban tri elementet për të cilat bima ka nevojë që të zhvillohet mirë.a) Jepni emrat e tri elementeve.b) Përshkruani si e ndihmon bimën secili prej këtyre elementeve.c) Gjeni cili nga tri elementet sigurohet me plehrat kimike të mëposhtme: i. fosfat amoni; ii. nitrat kaliumi; iii. sulfat amoni.d) Shkruani formulën e secilit pleh kimik të pikës c.2. a) Kopjoni diagramin e mëposhtëm, pastaj plotësojeni me: i. emrat e zakonshëm të substancave; ii. formulat e tyre kimike.hidroksid kalciumi (i ngurtë)iiihidroksid kalciumi (tretësirë)iiikarbonat kalciumiiiioksid kalciumiiiishtohet ujëb) Në krah të secilës shigjetë shpjegoni si ndodh ndryshimi (sipas shembullit të dhënë në diagram).c) Jepni tri arsye përse guri gëlqeror është një lëndë e parë e rëndësishme.3. Guri gëlqeror është karbonat kalciumi, CaCO3, dhe nxirret me shumicë.a) Çfarë elementesh përmban ai?b) Pjesa më e madhe e gurit gëlqeror kthehet në gëlqere (CaO) për industrinë e çelikut. i. Cili është emri kimik për gëlqeren? ii. Përshkruani si prodhohet ajo nga guri gëlqeror.c) Guri gëlqeror në formë pluhuri përdoret për të përmirësuar cilësinë e ujit në liqenet me aciditet. i. Si mund të jenë bërë acide liqenet? ii. Përse u hidhet gur gëlqeror? iii. Guri gëlqeror përdoret në formë pluhuri, jo copash. Përse? Jepni më shumë se një arsye.d) Renditni përdorime të tjera të rëndësishme të gurit gëlqeror.Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: thoni si mund të përftohen në laborator:hidrogjeni amoniakudhe jepni dy reaksione për secilin; jepni barazimin për reaksionin e prapësueshëm ndërmjet azotit dhe hidrogjenit; jepni emrat e tri elementeve që bima ka nevojë të marrë nga toka dhe shpjegoni përse shërbejnë ato; shpjegoni çfarë janë plehrat kimike dhe jepni shembuj kripërash që shërbejnë si plehra kimike; jepni emrat e tri burimeve të squfurit; shpjegoni si përdoret squfuri në prodhimin e acidit sulfurik; jepni tri përdorime të dioksidit të squfurit; jepni barazimet për katër lloje të ndryshme reaksionesh që prodhojnë dioksid karboni (përfshirë frymëmarrjen dhe shpërbërjen termike të karbonateve); jepni tri burime të metanit; shpjegoni çfarë janë gazet serrë dhe si ndikojnë ato; shpjegoni këta terma:ngrohje globale, ndryshime klimatike; emërtoni dioksidin e karbonit dhe metanin si gaze serrë, të cilët ndikojnë në ndryshimet klimatike; përshkruani si shndërrohet guri gëlqeror në gëlqere dhe gëlqere të shuar, duke dhënë barazimet përkatëse; jepni të paktën nga dy përdorime për gurin gëlqeror, gëlqeren dhe gëlqeren e shuar; shpjegoni çfarë do të thotë desulfurizim i mbetjeve të gazta dhe përshkruani si kryhet ai. shpjegoni përse amoniaku është kimikat i rëndësishëm; tregoni si përftohen lëndët e para (azot dhe hidrogjen) për prodhimin e amoniakut; tregoni kushtet që përdoren në prodhimin e amoniakut dhe shpjegoni arsyen e zgjedhjes së tyre; përshkruani procesin e kontaktit për prodhimin e acidit sulfurik që niset nga squfuri, duke shpjeguar kushtet në të cilat zhvillohet ai; përshkruani vetitë dhe përdorimet e acidit sulfurik të holluar dhe të përqendruar; vizatoni një skemë të ciklit të karbonit dhe jepni barazimet për këto tri reaksione të lidhura me ciklin e karbonit: frymëmarrja, djegia e një karburanti si metani, dhe fotosinteza.Kontrolli i kapitullit 9140DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYRE
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150