Page 147 - Demo
P. 147
1414. Guri gëlqeror në formë pluhuri përdoret për të trajtuar mbetjet e gazta nga termocentralet që djegin qymyr dhe naftë.Barazimi për reaksionin që ndodh është:CaCO3(ng) 1 SO2(g) CaSO3(ng) 1 CO2(g)a) i. Jepni emrin e gazit që largohet nga ky reaksion. ii. Përse është i rëndësishëm largimi i këtij gazi?b) Përse nuk përdoren copa të mëdha guri gëlqeror?c) Procesi quhet desulfurizim i mbetjeve të gazta. Shpjegoni qartë se çfarë kuptoni me këtë proces.d) Sulfiti i kalciumit shndërrohet zakonisht në gips me formulën CaSO4.2H2O. i. Cili është emri i plotë kimik i gipsit? ii. Ç’lloj reaksioni kimik ndodh kur CaSO3shndërrohet në CaSO4? iii.Jepni dy përdorime të gipsit.e) Jepni emrat e dy kimikateve që mund të përdoren për të përftuar sulfat kalciumi me precipitim.Njohuri të thelluara5. Pyetje për prodhimin e amoniakut.a) Cilat janë dy gazet që hyjnë në reaksion për të prodhuar amoniakun?b) Përse bëhet pastrimi i këtyre dy gazeve?c) Përse përzierja kalohet mbi hekur?d) Çfarë ndodh me azotin dhe hidrogjenin që nuk kanë hyrë në reaksion?e) Në prodhimin e amoniakut, trysnia e zgjedhur është: e lartë, e ulët apo mesatare? Shpjegoni përse.6. Azoti dhe hidrogjeni shndërrohen në amoniak sipas procesit Haber:N2(g) 1 3H2(g) 2NH3(g)Më poshtë jepet diagrami i niveleve energjetike të reaksionit. EnergjiN2 + 3H2Ecuria e reaksionit2NH3a) Çfarë ju tregon ky diagram?b) Shpjegoni përse temperaturat e larta nuk përdoren në prodhimin e amoniakut.c) Reaksioni është i prapësueshëm dhe arrin ekuilibrin. Shpjegoni qartë kuptimin e dy termave me germa të pjerrëta.d) i. Çfarë efekti ka katalizatori në ekuilibrin e reaksionit? ii. Cili katalizator përdoret në procesin Haber? iii. Ç’efekt ka katalizatori në rendimentin e amoniakut?7. Acidi sulfurik prodhohet nëpërmjet procesit të kontaktit. Etapa e parë është prodhimi i trioksidit të squfurit si më poshtë:2SO2(g) 1 O2(g) 2SO3(g)Ndryshimi energjetik për këtë reaksion është – 97 kJ/mol.a) Jepni emrin e katalizatorit të përdorur në këtë reaksion.b) Reaksioni është ekzotermik apo endotermik?c) Cilat janë kushtet e reaksionit për prodhimin e trioksidit të squfurit?d) Nëse rritet temperatura, rendimenti i trioksidit të squfurit do të rritet, do të ulet apo do të mbetet njësoj? Argumentoni përgjigjen.e) Përshkruani si shndërrohet trioksidi i squfurit në acid sulfurik të përqendruar.8. Më poshtë është dhënë grafiku që shpjegon etapat e procesit të kontaktit:pastruesdhomë katalizatori që përmban substancën Ctretet në substancën Dpërzihet me substancën Esubstanca Fsubstanca A substanca Ba) Jepni emrat e substancave A, B, C, D, E dhe F.b) Përse përdoret katalizatori?c) Shkruani barazimin kimik për reaksionin që ndodh mbi katalizator.d) Prodhimi i substancës F është shumë i rëndësishëm. Pse? Jepni tri arsye.e) Kopjojeni grafikun dhe shkruani në të emrat e plotë të substancave.9. Acidi sulfurik i holluar ka vetitë tipike të një acidi. Hedhim një tepricë me këtë acid në provëzat W, X, Y dhe Z, të cilat përmbajnë këto substanca në formë pluhuri:W oksid bakri(II); X magnez;Y hidroksid kalciumi; Z karbonat natriumi.a) Në cilën provëz do të shihni shkumëzim?b) Në cilën provëz do të formohet një tretësirë me ngjyrë?c) Në cilën provëz ndodh asnjanësimi?d) Jepni emrat e katër kripërave të përftuara pas reaksionit.e) Shkruani barazimet për të katër reaksionet. 141DISA JOMETALE DHE PËRBËRJET E TYRE

