Page 148 - Demo
P. 148


                                    PËRGJIGJET142Kapitulli 11.1 - 1. Ato ndjekin një rrugë zigzage të rastit. Kjo ndodh sepse përplasen me njëra-tjetrën dhe kërcejnë në të gjitha drejtimet. 2. Është quajtur kështu për nder të shkencëtarit Robert Braun. 3. Ngjyra vjollcë që përhapet në ujë tregon që grimcat janë shkëputur nga trupi i ngurtë . Kjo do të thotë se trupi përbëhet nga grimca. 4. Ato përhapen lart sepse grimcat e bromit goditen prej grimcave të ajrit, duke i bërë ato të kërcejnë në të gjitha drejtimet, përfshirë këtu edhe drejtimin e sipërm. 5a) Shpërhapja (difuzioni) nënkupton mënyrën e përhapjes dhe të përzierjes së grimcave, shkaktuar nga goditjet midis tyre. b) Aroma përhapet prej parfumit me anë të grimcave. Ato goditen me njëra-tjetrën dhe me grimcat e ajrit, duke kërcyer në të gjitha drejtimet.1.2 - 1. Dy veti të çfarëdoshme për secilën, në krye të faqes 4. 2. a) kondensim; b) ngrirje. 3. Oksigjeni 4. Etanoli. 5. a) Më pak se një minutë (afërsisht 4/5 e një minute) b) Rreth pesë minuta. c) Duhet shumë më tepër nxehtësi për t’i ndarë grimcat nga njëra-tjetra, që ato të formojnë një gaz, sesa për të shkrirë substancën e ngurtë. 6.Sublimimi është shndërrimi nga gjendja e ngurtë në gjendje të gaztë, me anë të ngrohjes, pa kaluar fillimisht në procesin e shkrirjes; dioksidi i karbonit (akull i thatë) sublimohet në temperaturë të zakonshme.1.3 - 1. Mund të kopjoni figurat në faqen 6 të librit tuaj (për gjendjen e ngurtë dhe të lënget përdorni diagramet e thjeshta në rreshtin e fundit.) Shtoni shënime të ngjashme me ato të tabelës në faqen 6. 2. a) Substancat e ngurta nuk mund të derdhen sepse grimcat e tyre kanë formuar rrjetë kristalore dhe nuk mund të rrëshqasin ndaj njëra-tjetrës. b) Substancat e lëngëta derdhen sepse grimcat e tyre mund të rrëshqasin ndaj njëra-tjetrës. 3. Diagrami paraqitet si më poshtë: substancë e lëngët Kur substanca e lëngët ftohet, grimcat humbasin energji dhe lëvizjet sa vijnë e bëhen më të ngadalta .................derisa në fund ato ndalen, duke formuar një model të rregullt.Substanca kthehet nga gjendja e lëngët në atë të ngurtë.trup i ngurtëftohet4. a) Kur substanca e ngurtë ngrohet, grimcat fillojnë të lëkunden, dhe me kalimin e kohës lëkundjet bëhen gjithmonë më të shpeshta. Në një pikë të caktuar, grimcat kanë arritur të fitojnë energjinë e mjaftueshme për të dobësuar lidhjet midis tyre dhe për të kaluar nga gjendja e ngurtë në atë të gaztë. b) Grimcat marrin energji të mjaftueshme nga dielli për të avulluar prej rrobave. Ato largohen në ajër në gjendje të gaztë. 5. a) i. të gaztë; ii. të lëngët; b) duke e ftohur .1.4 - 1. Përplasja e grimcave në muret e enës. 2. Sa më shumë grimca gazi të fryni, aq më shpesh goditen muret e tullumbaces. Tullumbacja pëlcet kur trysnia brenda saj bëhet e madhe.3. Ndërkohë që ena ftohet, energjia e grimcave do të ulet dhe ato do të lëvizin më ngadalë. Goditja e mureve do të bëhet më e rrallë dhe me më pak forcë. Si rrjedhojë, trysnia do të zvogëlohet. 4. Trysnia do të zvogëlohet sepse tashmë, grimcat do të kenë më tepër hapësirë të lirë për të lëvizur. Kështu që, edhe muret do të goditen më rrallë. Diagrami mund të jetë si më poshtë:trysni e lartëtrysni e ulëtrrjedha e gazit5 a) Sepse kur grimcat e parfumit përplasen me grimcat e ajrit, ato kërcejnë në të gjitha drejtimet. b) sepse kur moti është i ngrohtë, grimcat e parfumit avullojnë më shpejt dhe lëvizin me shpejtësi më të madhe. 6. Hidrogjeni është gazi më i lehtë. 7. Tymi do të formohet më herët sepse grimcat lëvizin më shpejt. (Por përsëri do të formohet më afër B-së.)Kontrolli i kapitullit 1 - Njohuritë bazë1. a) shkrirje; b) ngurtësim (ngrirje); c) kondensim; d) sublimim.2. a) i. Kristalet e permanganatit të kaliumit në fund të gotës kimike fillojnë të treten dhe shfaqet ngjyra vjollcë në fund të gotës. ii. Tani e gjithë tretësira është vjollcë. b) Grimcat vjollcë të permanganatit të kaliumit të tretura largohen prej kristalit. Ato përplasen me grimcat e ujit duke u shpërndarë në të gjithë tretësirën. c) tretje dhe shpërhapje.3. a) Grimcat qëndrojnë në pozicion të palëvizur. b) Shtresat mund të rrëshqasin por grimcat vazhdojnë të tërhiqen dhe të qëndrojnë afër njëra tjetrës. c) Grimcat përplasen dhe kërcejnë larg duke mbushur të gjitha hapësirat boshe. d) Grimcat nuk mund të afrohen me njëra-tjetrën. e) Sa më shumë grimca gazi të fryni brenda tullumbaces, aq më shpesh goditen faqet e brendshme të tullumbaces. Trysnia bën që tullumbacja të zgjerohet. (Në fund ajo do të pëlcasë.)4. a) 17 °C; b) nuk ndryshon c) nevojitet më tepër energji për t’i ndarë grimcat plotësisht nga njëra-tjetra (te vlimi) sesa për të shpërbërë strukturën e rrjetës kristalore (gjendje e ngurtë); d) temperatura është nën 0°C, ose mbi 100 °C; e) e ngjashme me figurën e paraqitur, por pjesët horizontale janë përkatësisht 0°C dhe 100°C.Faqe 11- Njohuritë bazë5. a) e lëngët; b) etanol; c) e ngjashme me të paraqiturën, por pjesët horizontale janë përkatësisht 0°C dhe 100°C. 6. a) grimcat nuk lëvizin; b) grimcat do të thithin nxehtësi dhe do të lëvizin më me shpejtësi, duke i goditur muret më shpesh dhe me më shumë energji, prandaj dhe trysnia do të rritet; c) si rezultat i përplasjeve, grimcat helmuese do të përhapen me anë të ajrit në të gjitha drejtimet; d) grimcat e pluhurit goditen prej grimcave të gazit në ajër. 7. a) v; b) shikoni vizatimin e permanganatit të kaliumit në faqen 3. c) Grimcat blu largohen nga kristali. Grimcat e ujit përplasen me to, duke i bërë ato të shpërhapen.Njohuri të thelluara8. a) Do të shikoni që grimcat e qymyrit vijnë vërdallë duke u lëkundur.b) Grimcat e qymyrit goditen prej grimcave të ujit. c) Grimcat e veçanta janë tepër të vogla për t’u parë me mikroskop. 9 a) Hidrogjeni largohet nga epruveta më shpejt seç hyjnë grimcat e ajrit. b) Është më i shpejtë. c) Masa e një grimce hidrogjeni është më e vogël se masat e grimcave në ajër. d) Niveli i ujit do të bjerë, sepse grimcat e ajrit futen në gyp më shpejt sesa grimcat e dioksidit të karbonit dalin prej tij. 10. a) heliumi dhe metani: kanë masa molekulare relative më të vogla. b) Heliumi. c) Po. Masa e tij molekulare relative është më e madhe se ajo e azotit dhe oksigjenit, gaze kryesore që gjenden në ajër. d) Më e madhe se 16 dhe më e vogël se 28.Përgjigjet e pyetjeve dhe ushtrimeve të kapitujve 1-9 
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152