Page 15 - Demo
P. 15
9GJENDJET E LËNDËSp Aroma e luleve përhapet më shpejt në një dhomë të ngrohtë. A mund të shpjegoni përse?p Sa më shpejt të jetë duke lëvizur një grimcë kur përplaset me një tjetër, aq më shpejt dhe më larg do të kërcejë ajo. Njësoj si bilat e bilardos.Shpejtësia e shpërhapjes së gazeveNë faqen 3 mësuam se gazet shpërhapen sepse grimcat e tyre përplasen me njëra-tjetrën dhe me grimca të tjera, duke kërcyer në të gjitha drejtimet. Por gazet nuk shpërhapen me të njëjtën shpejtësi gjatë gjithë kohës. Kjo varet nga dy faktorë:1. Masa e grimcaveGrimcat e klorurit të hidrogjenit në gjendje të gaztë janë dy herë më të rënda se ato të amoniakut të gaztë. Si mendoni, cili nga këto gaze do të shpërhapet më shpejt? Le të shohim më poshtë: Në fund të një tubi të gjatë (pika A) vendoset pambuk i njomur me tretësirë amoniaku. Aty del amoniak (gaz). Në të njëjtën kohë, në fundin tjetër të tubit (pika B) vendoset pambuk i njomur me acid klorhidrik. Aty del klorur hidrogjeni. Të dyja gazet shpërhapen përgjatë tubit dhe aty ku takohen, formohet tym i bardhë.Tymi i bardhë krijohet më afër pikës B. Grimcat e amoniakut kanë shkuar më larg se grimcat e klorurit të hidrogjenit, kjo do të thotë se kanë lëvizur më shpejt. Sa më e vogël të jetë masa e grimcave të gazit, aq më shpejt shpërhapet ai.Kur grimcat përplasen dhe kërcejnë larg, ato më të lehtat do të kërcejnë më larg se të tjerat. Grimcat në të dyja gazet e mësipërme janë molekula. Masa e molekulës quhet masë molekulare relative. Si rrjedhojë: sa më e vogël të jetë masa molekulare relative, aq më shpejt shpërhapet gazi.2. TemperaturaKur gazi nxehet, grimcat thithin nxehtësi dhe, për rrjedhojë, lëvizin më shpejt. Ato përplasen me më tepër forcë dhe kërcejnë shumë më larg. Në këtë mënyrë gazi shpërhapet më shpejt. Sa më e lartë të jetë temperatura, aq më shpejt shpërhapet gazi.A Bpambuk i njomur metretësirë amoniakutubqelqikëtu formohet tymi i bardhë pambuk i njomur me acid klorhidrikP1. Nga se shkaktohet trysnia në një gaz?2. Pse plas tullumbacja nëse e fryjmë pa pushim?3. Në një enë të mbyllur me kapak ndodhet një sasi e caktuar gazi. Si mendoni se do të ndryshojë trysnia nëse ena ftohet? Argumentoni përgjigjen.4. Kur një gaz rrjedh nga një enë në një enë tjetër më të madhe, çfarë do të ndodhë me trysninë e gazit? Vizatoni një diagram shpjegues.5. a) Pse përhapet aroma e parfumit? b) Pse aroma e parfumit zhduket më shpejt në mot të ngrohtë sesa në mot të ftohtë?6. Krahasuar me të gjitha gazet e tjera, hidrogjeni përhapet më shpejt në çdo temperaturë. Ç’përfundim nxjerrim nga ky fakt?7. Merrni si shembull tubin e qelqit të mësipërm. Nëse do ta ngrohnim në furrë para eksperimentit, do ta ndryshonte kjo gjë rezultatin? Nëse po, në ç’mënyrë?

