Page 156 - Demo
P. 156
FJALOR150Kapitulli 1Tema 1.1Grimcë – diçka e vogël, që shpesh nuk duket me sy të lirë.Lëvizje brauniane – lëvizje e çrregullt e grimcave.Shpërhapje – përzierje e grimcave në një mjedis të lëngët, të gaztë, apo të shkrirë.Atom – grimcë e vogël që përfaqëson elementin kimik dhe ndodhet në bazë të ndërtimit të substancave.Molekulë – grimcë e përbërë nga një ose më shumë atome, përfaqëson substancën kimike.Jon – grimcë e ngarkuar me elektricitet me shenjë (+) ose (-)Tretje – shpërhapje e grimcave të një substance të ngurtë në një tretës të lëngët.Tema 1.2Gjendje e ngurtë – vendosja e grimcave të substancës në mënyrë ë rregullt, ruan masën, formën dhe vëllimin.Gjendje e lëngët – grimcat lëvizin vazhdimisht, lëvizja është e çrregullt, ruan masën dhe vëllimin, por nuk ruan formën, merr formën e enës.Gjendje e gaztë – lëvizje e më e çrregullt, nuk ruan as formën as vëllimin, por vetëm masën.Shkrirje – kalimi nga gjendje e ngurtë në atë të gaztëAvullim – kalimi nga gjendja e lëngët në atë të gaztëPikë e shkrirjes – temperatura kur substanca fillon shkrirja Pikë e vlimit – temperatura kur substanca fillon të nxjerrë bulëza në sipërfaqe të lëngut.Kondensim – kalimi i substancës nga gjendja e gaztë në atë të lëngëtSublimim – kalimi i substancës nga gjendja e ngurtë në atë të gaztë dhe anasjelltas pa kaluar në gjendjen e lëngët.Tema 1.3 Rrjetë kristalore – bashkësi jonesh ose molekulash të vendosura në mënyrë të rregullt që formojnë kristale me forma gjeometrike.Tema 1.4 Trysnia e gazeve – shtypje që ushtrojnë grimcat e gazit mbi faqet e enës.Masë molekulare relative – masa e molekulës së një substance e shprehur në njësi karbonike.Kapitulli 2Tema 2.1I tretshëm – substancë që tretet në ujë ose në ndonjë tjetër tretës.I patretshëm – substancë që nuk tretet në ujë ose në ndonjë tjetër tretës.Tretësirë ujore – tretësirë që përmban një ose disa substanca të tretura në një masë të caktuar ujë (përbëhet nga tretësi dhe substanca/at e tretura.Tretësirë e ngopur – tretësirë që për një temperaturë të dhënë nuk ka aftësi të tretë më substancë të tretshme.Tretësirë e pangopur – tretësirë, që për një temperaturë të dhënë ka ende aftësi të tretë substancë të tretshme.Volatile – avullon shpejt, që në temperaturën e dhomës.Fjalori i termave kyç

