Page 157 - Demo
P. 157


                                    FJALOR151Tema 2.2Substancë e pastër – substancë që nuk shoqërohet nga substance të tjera dhe ka vetëm një pikë vlimi dhe një pikë shkrirje.Substancë e papastër – përzierje substancash, e cila përveç substancës kryesore përmban edhe të tjera dhe ka më shumë se një pikë vlimi dhe një pikë shkrirje.Pika e shkrirjes – temperaturë në të cilën substanca e pastër fillon të shkrijë.Pika e vlimit – temperaturë, në të cilën substanca e pastës fillon të vlojë.Tema 2.3Fundërri – substancë që bie në fund të enës, precipiton.Filtrat – tretësira që kalon në enë gjatë filtrimit, i cili kryhet për të larguar mbetjet e ngurta ose papastërtitë.Tema 2.4Distilim i thyesuar – procesi i ndarjes së substancave përbërëse të një përzierje nga njëra-tjetra.Kromatografia në letër – metodë për ndarjen e substancave që ndodhen në një përzierje.Kromatogram – letër filtri me rrathë të ngjyrosur, ku çdo rreth tregon se është ndarë një substancë.Tema 2.5 Agjent lokalizues – substancë që ndihmon të shfaqen aminoacidet në letrën kromatografike.Rf – faktor që ndikon në identifikimin e aminoacideve.Kapitulli 3 Tema 3.1Atom – grimce shumë e vogël, përfaqëson elementin kimik.Elektron – grimcë me ngarkesë me shenjë negative, lëviz rreth bërthamës.Bërthamë – pjesë qendrore e atomit, e përbërë nga protone dhe neutrone.Element kimik – tërësia e atomeve të një lloji.Simbol – germa e parë ose dy germat e para ose germa e parë + një nga germat e mesit të emrit të elementit.Sistem periodik – vendosje e elementeve sipas rritjes së ngarkesës pozitive të bërthamës( rritjes së numrit atomik Z), sipas klasifikimit të tyre bazuar në vetitë metalike dhe jometalike dhe rrjedhojat që vijnë si pasojë e këtyre vetive, etj. Periodë – radhët horizontale në sistemin periodik.Grup – kolonat vertikale në sistemin periodik.Tema 3.2Proton – grimcë me ngarkesë me shenjë pozitive, ndodhet në bërthamën e atomit.Neutron – grimcë pa ngarkesë, ndodhet në bërthamën e atomit, për të ekuilibruar forcat shtytëse midis protoneve.Numër atomik Z—numri i ngarkesave pozitive.Nukleone – tërësia e protoneve dhe neutroneve që ndodhen në bërthamën e atomit.Numri i masës – i barabartë me shumën e protoneve dhe neutroneve.Tema 3.3Izotope – atome të të njëjtit element që ndryshojnë nga numri i neutroneve, për pasojë nga numri i masës.Izotop radioaktiv – atom, bërthama e të cilit zbërthehet (lëshon grimca ) për një periudhë shumë të gjatë që ndryshon në varësi të elementit.Periodë e gjysmëzbërthimit – kohë gjatë së cilës është zbërthyer gjysma e sasisë së izotopit radioaktiv.Gjurmues radioaktiv – përdoret për të gjurmuar praninë e mikroorganizmave, karburant etj.
                                
   151   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161