Page 158 - Demo
P. 158


                                    FJALOR152Tema 3.4Shpërndarje e elektroneve – ndarja e elektroneve në shtresa elektronike.Elektrone valentore – elektrone të shtresës së jashtme dhe ato të nënnivelit d, që marrin pjesë në reaksione kimike. Shtresë e qëndrueshme – me 8 elektrone.Strukturë elektronike e atomit – diagram i shpërndarjes së elektroneve sipas shtresave elektronike.Nivel i jashtëm – shtresa e jashtme elektronike në atom.Konfigurim elektronik – shpërndarje e elektroneve në nivele, nënnivele dhe gjendje energjetike, shkurt paraqitja grafike e shpërndarjes së elektroneve.Tema 3.5Metal – element që shfaq veti reduktuese.Jometal – element që shfaq veti oksiduese.Përcjellës – përcjell nxehtësinë dhe rrymën elektrike.I farkëtueshëm – përpunohet (veti e metaleve).Tingëllues – lëshojnë tinguj kur goditen(metalet).I petëzueshëm – veti e metaleve për t’u bërë i hollë dhe tel.I thyeshëm – veti e jometaleve si karboni (qymyri, grafiti etj.).Dendësi – veti e metaleve (masë në g/cm3).Kapitulli 4Tema 4.1 Sistemi periodik – tabelë ku vendosen elementet kimike sipas strukturës dhe vetive të tyreTema 4.2 Periodë – radhët horizontaleGrup – kolonat vertikaleTema 4.3 Halogjen – kripëlindës, elementet e grupit VII A.Tema 4.4 Gaz i plogët – nuk vepron në kushte normale me asnjë, atomet e tij e kanë të plotësuar oktetin elektronik në shtresën e jashtme. Tema 4.5 Elemente kalimtare – elementet e grupeve I B deri te VIII B.Metale alkaline – metalet e grupit IA, formojnë baza të forta.Tema 4.6 Metaloide—elementet që ndodhen te vija ndarëse midis metaleve dhe jometaleve dhe që i shfaqin të dyja vetitë.Kapitulli 5Tema 5.1Ndryshim fizik – ndryshime që nuk prekin strukturën dhe përbërjen e substancës. Ajo ndryshon madhësinë, formën po jo përbërjen kimike të sajNdryshim kimik – çdo reaksion kimik është një ndryshim kimik.Tema 5.2Formula kimike – tregon tërësinë e atomeve apo joneve si dhe llojin e tyre në të, ose tregon llojin dhe numrin e joneve apo atomeve përkatësisht në një formulë njësi apo në molekulën e një përbërjeje kimike Formula molekulare – grup simbolesh të elementeve që lidhen sipas një rregulli të caktuar. Tema 5.3Elektroasnjanës – pa ngarkesë.Forca elektrostatike – natyrë e forcave të lidhjes jonike në një kristal (rrjetë kristalore) elektrongarkesë; statik – qëndrim në një vend.Lidhje jonike – lidhje që realizohet midis joneve me ngarkesa të kundërta.
                                
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162