Page 159 - Demo
P. 159
153Tema 5.4Jon negative – atom ose grup atomik me ngarkesë me shenjë negative.Jon pozitiv – atom ose grup atomik me ngarkesë me shenjë pozitive.Jon i përbërë – grup atomik që ka marrë ose ka dhënë elektrone.Jon i thjeshtë – atom që ka dhënë apo ka marrë elektroneTema 5.5Lidhje kovalente – lidhje që realizohet me anë të çifteve elektronike të përbashkëta.Lidhje njëfishe – lidhje që realizohet me anë të një çifti elektronik. Lidhje dyfishe – lidhje që realizohet me anë të dy çifteve elektronike.Lidhje trefishe – lidhje që realizohet me anë të tre çifteve elektronike.Tema 5.6 Përbërje kovalente – përbërje molekulare.Tema 5.7Rrjeta jonike – e përbërë nga jone pozitive dhe negative, si ajo e NaCl.Rrjeta molekulare – e përbërë nga molekula, si ajo e H2O.Rrjeta atomike – e përbërë nga atome, si ajo e grafitit apo e diamantit.Tema 5.8Forma alotropike – përbërje që formohen nga i njëjti element por që ndryshojnë nga struktura.Alotropia – dukuria e formimit të dy ose më shumë substancave të thjeshta nga i njëjti element, të cilat dallohen nga struktura, d.m.th. nga vendosje të ndryshme të atomeve në hapësirë.Tema 5.9 Lidhja metalore – quhet lidhja që realizohet midis joneve të metalit dhe elektroneve të lira.Kapitulli 6Tema 6.1 Valencë – aftësia që kanë atomet e një elementi për t’u lidhur me një numër të caktuar atomesh të një elementi tjetër.Tema 6.2 Barazim kimik – numër i barabartë i atomeve dhe llojeve të tyre në të dy anët e një reaksioni kimik.Tema 6.3Njësi karbonike – 1/12 e masës të izotopit të karbonit 12 Masa atomike e krahasuar – masa e atomit e krahasuar me njësinë e masës karbonike, d.m.th. që tregon sa herë më i rëndë është një atom në krahasim me njësinë karbonike.Tema 6.4 Ligji i ruajtjes së masës – masa e substancave në një reaksion kimik nuk ndryshon, ( ose në një reaksion kimik, shuma e masave të reaktantëve është gjithmonë e barabartë me shumën e masave të produkteve).Kapitulli 7Tema 7.1Moli – njësia e sasisë së lëndësNumri i Avogadros – numër i barabartë me 6,02 x10 23 grimca( atome , molekula ose jone)Masë molare e atomit – masa e tij e shprehur në gram/ atomMasë molare e molekulës – masa e saj e shprehur në gram/ molTema 7.2 Njehsime stekiometrike – veprime matematikore për llogaritjen e moleve, masave etj.Tema 7.3 Kushte standarde – temperaturë 20 gradë celsius dhe trysni 1 atmosferë.Kushte normale – temperaturë 0 gradë celsius dhe trysni 1 atmosferë.

