Page 16 - Demo
P. 16


                                    10Kontrolli i kapitullit 1Pyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1. Emërtoni saktë procesin për secilin nga ndryshimet e mëposhtme.a) e ngurtë e lëngët b) e lëngët e ngurtë c) e gaztë e lëngët d) e ngurtë e gaztë2. Vendosim një kristal të madh permanganat kaliumi në fund të një ene me ujë të ftohtë dhe e lëmë për disa orë.ujë i ftohtëkristal permanganat kaliumia) Përshkruani çfarë do të vini re: i. pas pesë minutash; ii. pas disa orëshb) Argumentoni përgjigjet tuaja duke u bazuar në teorinë grimcore.c) Emërtoni dy proceset që ndodhën gjatë eksperimentit.3. Përdorni konceptin e grimcave për të shpjeguar pse: a) substancat e ngurta kanë formë të përcaktuar;b) lëngjet mbushin enën duke filluar nga fundi i saj;c) gazi nuk mund të mbahet në enë të hapura;d) nuk mund të shtypim një shiringë të taposur dhe të mbushur plot me ujë;e) tullumbacja zmadhohet kur e fryjmë atë.4. Më poshtë jepet lakorja e ngrohjes për një substancë të pastër.Lakorja tregon si rritet temperatura e substancës që nga çasti kur nis ngrohja e saj deri në shkrirje dhe më pas në vlim.a) Cila është pika e shkrirjes së saj?b) Çfarë ndodh me temperaturën e substancës ndërkohëqë ajo ndryshon gjendje?c) Grafiku tregon se asaj i duhet më shumë kohë të vlojë sesa të shkrijë. Shpjegoni pse ndodh kjo.d) Si e kuptoni që uji nuk është në gjendje të lëngët?e) Vizatoni me përafërsi një lakore ngrohjeje për ujin e pastër.Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: provoni se çdo gjë përbëhet nga grimcat dhe tregoni se çfarë janë këto grimca; shpjegoni çfarë kuptoni me termin lëvizja brauniane; shpjegoni pse lëvizjet e mëposhtme tregojnë se grimcat ekzistojnë:– lëvizja e grimcave të polenit në ujë,– lëvizja e pluhurit në ajër; shpjegoni kuptimin e termit shpërhapje dhe si ndodh ajo; përmendni tri gjendjet e një substance dhe përshkruani disa nga vetitë e tyre fizike; përshkruani dhe vizatoni tri diagrame për vendosjen e grimcave në secilën prej gjendjeve të substancës; shpjegoni dhe përdorni këta terma kyç:shkrirje vlim avullimkondensim pikë e shkrirjes pikë e vlimitpikë e ngrirjes sublimim vizatoni një lakore ngrohjeje; shpjegoni përse gazi ushtron trysni;  shpjegoni përse rritet trysnia kur:– gazi nxehet,– ngjishet në një hapësirë më të vogël jepni shembuj të lëvizjes brauniane; tregoni se:– lëvizja e çrregullt e grimcave të vogla e të lehta, që qëndrojnë pezull në ujë, shkaktohet nga përplasja e tyre prej molekulave të ujit,– lëvizja e çrregullt e grimcave të pluhurit në ajër shkaktohet nga përplasja e tyre me molekulat e ajrit; përshkruani si ndryshon një substancë gjatë nxehjes, duke u bazuar në teorinë grimcore të ndërtimit të saj dhe në lëvizjen e grimcave; përshkruani një eksperiment që tregon se një gaz, grimcat e të cilit janë më të lehta, shpërhapet më shpejt se një gaz tjetër që përbëhet nga grimca më të rënda; tregoni si dhe pse temperatura ndikon në shpejtësinë e shpërhapjes së gazit.GJENDJET E LËNDËSKohae lëngëte ngurtëe gaztëTemperatura/ oC
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20