Page 160 - Demo
P. 160


                                    FJALOR154Tema 7.4Përqendrim i tretësirës – masë në gram e apo numri i moleve i substancës së tretur në një litër tretësirë.Përqendrim molar – numri i moleve në një litër tretësirë.Përqendrimi në përqindje – masa në g e substancës së tretur për një sasi të dhënë tretësire, e shprehur në %. Tema 7.5 Formulë empirike – formulë e thjeshtuar që shpreh raportin më të thjeshtë numerik midis atomeve apo joneve përbërëse në të.Tema 7.6 Formulë molekulare – tregon numrin real të atomeve që lidhen për të formuar një molekulë.Tema 7.7 Rendiment i reaksionit – raporti i masës reale të produktit të përftuar me masën e parashikuar të tij, i shprehur në përqindje.Kapitulli 8Tema 8,1Acid – substancë që në tretësirë ujore lëshon protone hidrogjen (H+).Bazë – substancë që në tretësirë ujore lëshon jone hidrokside(OH-).Dëftues i ngjyrosur – substance që ndryshojnë ngjyrën sipas mjedisit acid, bazë ose asnjanës.pH – vlerat e tij janë tregues të karakterit të mjedisit acid, bazik, asnjanës. Njehsohet me – log e përqendrimit të joneve hidrogjen.Tema 8,2Acide dhe baza të forta – substanca që në tretësirë ujore ndahen ( shpërbashkohen) plotësisht në jone.Acide dhe baza të dobëta – substanca që në tretësirë ujore nuk ndahen (shpërbashkohen) plotësisht në jone.Tema 8,3Kripërat – përbërje që përftohen nga veprimi i acideve me baza, okside bazike, kripëra të acideve të tjera.Reaksion asnjanësimi – reaksion midis një acidi me një substancë që shfaq veti bazike.Reaksion redoks – reaksione që shoqërohen me ndryshime të numrit të oksidimit. Tema 8,4Barazim jonik – shkrimi i reaksionit në formë jonike të plotë si dhe barazimi i numrit dhe llojit të joneve.Barazim jonik i shkurtuar – paraqitja e reaksionit vetëm me jonet që bashkëveprojnë.Tema 8,5Oksidet bazike – formohen nga veprimi i metaleve me oksigjen.Oksidet acide – formohen nga veprimi i jometaleve me oksigjen.Oksidet amfotere – okside që veprojnë me acidet dhe bazat.Oksidet asnjanëse – nuk veprojnë as me bazat as me acidet.Tema 8,6 – – – – – – -Tema 8.7 Precipitim – reaksion që përfundon me formim të një fundërrie.Tema 8.8 Titullim – metodë për përcaktimin e përqendrimit të tretësirave.
                                
   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164