Page 161 - Demo
P. 161
155Kapitulli 9Tema 9.1 Proteina – substanca makromolekulare të përbëra nga aminoacide që lidhen midis tyre me lidhje peptidike.Tema 9.2 Kreking – procesi i copëzimit të një molekule të madhe në molekula më të vogla.Tema 9.3 Plehra kimike – substanca kimike që ndikojnë në rritjen e bimëve. Plehrat mund të jenë edhe natyrale (si jashtëqitjet e bagëtive, gjethet e kalbura- humusi).Tema 9.4Alotropi – dukuria e formimit të dy ose më shumë substancave të thjeshta nga i njëjti element ose dhe në rastin kur një substancë e përbërë gjendet në disa lloje strukturash (si shkumësi, mermeri apo guri gëlqeror janë forma alotropike të karbonatit të kalciumit).Tema 9.5 Agjent dehidratues — substancë që ka aftësi të thithë ujin.Tema 9.6Cikël i karbonit në natyrë – qarkullim i tij nga forma e lirë në atë të lidhur dhe anasjelltas.Fotosintezë – proces që kryhet nga bimët në prani të dritës së diellit për të prodhuar lëndë ushqyese për veten e tyre, njerëzit dhe kafshët.Tema 9.7 Djegie në ajër apo oksigjen – reaksione ku substancat bashkohen me oksigjenin.Tema 9.7Përbërje organike – përmbajnë kryesisht karbon, hidrogjen dhe oksigjen.Përbërje inorganike – substanca që formohen nga dy ose më shumë elemente kimike, ndodhen në natyrë ose përftohen në rrugë laboratorike dhe industriale. Përbërje të tilla formojnë të gjithë elementet e sistemit periodik.Tema 9.8 Ngrohje globale – rritje e temperaturës së planetit Tokë, si pasojë e mbylljes së gazeve (si CO2 etj.) në shtresën e atmosferës.

