Page 17 - Demo
P. 17


                                    115. Lakorja e ftohjes është e kundërta e lakores së ngrohjes. Kjo lakore tregon se si ndryshon temperatura me kalimin e kohës, kur substanca ftohet. Më poshtë është dhënë lakorja e ftohjes së një substance, e cila kalon nga gjendja e gaztë në gjendje të ngurtë.a) Në ç’gjendje është substanca në temperaturë dhome (20 °C)?b) Për ta identifikuar atë, përdorni listën e pikave të shkrirjes dhe të vlimit në faqen 5.c) Vizatoni lakoren e ftohjes për ujin e pastër.6. Bazuar në teorinë grimcore, shpjegoni pohimet e mëposhtme.a) Kur dy substanca të ngurta vendosen mbi njëratjetrën, ato nuk përzihen.b) Nëse e ngrohim gazin brenda një ene të mbyllur, trysnia e tij do të rritet.c) Gazet helmuese që dalin nga oxhaku i një fabrike përhapen në një zonë të madhe.d) Në një kinema në errësirë, grimcat e pluhurit duket sikur vallëzojnë në tufën e dritës së projektorit.7. a) Tregoni cili nga shembujt e mëposhtëm është shpërhapje:i. tullumbace e fryrë me helium, e cila qëndron pezull në ajër;ii. lëpirëse prej akulli që shkrin;iii.këmishë e rrudhosur, së cilës i zhduken rrudhat kur e hekurosni me hekur të nxehtë; iv. tullumbace, e cila plas nëse e shponi me gjilpërë; v. kristal blu, që formon një tretësirë blu kur e hidhni në një gotë me ujë; vi. furçë që e kaloni mbi mur pasi e keni nxjerrë nga kova e bojës; vii. fe verdha e vezës, e cila forcohet pas zierjes.b) Për shembullin që zgjodhët në pikën a, vizatoni një figurë që tregon grimcat para dhe pas shpërhapjes.c) Shpjegoni pse ndodh dukuria e shpërhapjes.Njohuri të thelluara8. Për të provuar lëvizjen brauniane, hedhim në ujë pak pluhur qymyri të imët. Pezullia është e dukshme.a) Çfarë mund të shikoni në mikroskop?b) Shpjegoni çfarë vutë re.c) Pse nuk mund të përdorni kristale sulfat bakri(II) për këtë eksperiment?9. Shpejtësinë e shpërhapjes së një gazi mund të masni duke përdorur këtë aparat. Gazi hyn përmes tubit të hollë:H2 ajërtapë plastike me porehidrogjen, H2 (g) rritet niveli i ujit në tubin matësujë010203040Tubi matës mbyllet nga sipër me një tapë poroze. Ajri dhe gaze të tjera mund të shpërhapen brenda dhe jashtë përmes vrimave të vogla në tapë. Uji ngjitet në tubin matës, ndërsa hidrogjeni shpërhapet jashtë përmes tapës më shpejt sesa ajri që hyn brenda tubit. Ajri përbëhet kryesisht nga azoti dhe oksigjeni.a) Kur përdorni hidrogjenin (gaz), uji ngjitet në tubin matës. Përse?b) Çfarë na tregon kjo për shpejtësinë e shpërhapjes së hidrogjenit krahasuar me gazet e ajrit?c) Shpjegoni përgjigjen që keni dhënë për pyetjen b, duke përdorur termin masë.d) Molekulat e dioksidit të karbonit janë më të rënda se ato të azotit dhe të oksigjenit.  Si mendoni, çfarë do të ndodhë në tubin matës nëse përdorim dioksid karboni? Argumentoni përgjigjen tuaj. (Masa e ajrit, 29 g/mol.)10.Gazi Formula Masa atomike ose molekulare relativeMetan CH4 16helium He 4oksigjen O2 32azot N2 28klor Cl2 71 Shihni tabelën e mësipërme.a) Cilat janë dy gazet që përzihen më shpejt? Shpjegoni pse.b) Cilit gaz do t’i duhet më pak kohë për të dalë nganjë shiringë me gaz?c) A mund të ndodhë që klori të shpërhapet mëngadalë se gazet e ajrit? Jepni shpjegimin përkatës.d) Një gaz i panjohur përhapet më shpejt se azoti, por më ngadalë se metani. Ç’mund të thoni për masën e tij molekulare relative? gaze lëngëte ngurtëKohaTemperatura /oC11GJENDJET E LËNDËS
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21