Page 18 - Demo
P. 18
122.1PërzierjetNjë përzierje përmban dy ose më shumë substanca, të cilat nuk veprojnë kimikisht me njëra-tjetrën. Përzierjet mund të jenë heterogjene ose homogjene. Për shembull: ajri është përzierje që përmban azot, oksigjen dhe sasi të vogla gazesh të tjera; shampoja është përzierje që përmban disa substanca kimike dhe ujë.Tretësirat (përzierje homogjene)Nëse përzihet pak sheqer me ujë derisa të tretet, në pamje të parë duket sikur sheqeri zhduket. Në fakt, grimcat e tij shpërndahen midis grimcave të ujit duke formuar një përzierje homogjene që quhet tretësirë. sheqerujë tretësirëGrimcat e veçanta të sheqerit janë shumë të vogla për t’u parë me sy të lirë.Në këtë tretësirë, sheqeri quhet substancë e tretur, ndërsa uji quhet tretës. Substancë e tretur + tretës tretësirë.Sheqeri nuk mund të nxirret nga tretësira e tij ujore me anë të procesit të filtrimit.Tretshmëria nuk është e njëjtë për të gjitha substancatKur pluhuri i shkumësit përzihet me ujin, shumica e grimcave të tij do të fundërrojnë. Ato mund të nxirren nga uji me anë të procesit të filtrimit. Ndërsa kur përziejmë sheqerin me ujin, grimcat e sheqerit treten. Kjo ndodh për shkak se grimcat e këtyre substancave nuk kanë të njëjtën aftësi për t’u tretur në ujë. Lehtësia e çdo substance për t’u tretur në një tretës të dhënë varet nga natyra e grimcave që e përbëjnë atë. Shihni shembujt në tabelën e mëposhtme. Substanca Masa në g e substancës së tretur për 100 g ujë në 25°CNitrat argjendi 241.3Nitrat kalciumi 102.1Sheqer (glukozë) 91.0Nitrat kaliumi 37.9Sulfat kaliumi 12.0Hidroksid kalciumi 0.113Karbonat kalciumi 0.0013Klorur argjendi 0.0002Në tabelë vihet re se nitrati i argjendit është shumë më i tretshëm se sheqeri. Hidroksidi i kalciumit është më pak i tretshëm, krahasuar me substancat e tjera që ndodhen sipër tij në listë. Tretësira e tij ujore quhet ujë gëlqereje.Karbonati i kalciumit dhe kloruri i argjendit kanë tretshmëri shumë të vogël. Ata futen në grupin e substancave të patretshme.tretshmërianë rëniep Përzierja e sheqerit me ujin quhet tretësirë.p Kjo përzierje përbëhet nga shkumësi (pluhur) dhe nga uji. Përzierja e formuar nuk është tretësirë, sepse grimcat e shkumësit nuk janë tretur në ujë. Ato kanë formuar grupime grimcash të mëdha, të cilat mund të shihen me sy të lirë.! Substanca të tretshme Tretshmëria e një substance është e ndryshme nga tretshmëria e një substance tjetër. Ka raste që substancat kimike, të formuara nga atomet e një elementi me atome të elementeve të tjera janë të gjitha të tretshme. Për shembull: të gjitha substancat që formon natriumi me elemente të tjera janë të tretshme. NDARJA E SUBSTANCAVEPërzierjet, tretësirat dhe tretësit

