Page 19 - Demo
P. 19


                                    13Si tretet sheqeri në ujë?PTretshmëria e sheqerit në ujë të ngrohtë është më e madhe sesa në ujë të ftohtë.Përgjithësisht, tretshmëria e substancave të ngurta dhe të tretshme në ujë rritet me rritjen e temperaturës.Një tretësirë quhet e ngopur kur në një temperaturë të dhënë nuk mund të tresë më substancë të tretur.Uji është tretës universal, por ai nuk është i vetmi tretës.Tretësira që ka si tretës ujin, quhet tretësirë ujore (nga latinishtja aqua – ujë). Në industri dhe gjatë përdorimit shtëpiak, përveç ujit përdoren edhe tretës të tjerë. Me ta realizohet tretja e substancave, të cilat nuk treten në ujë. Disa nga këta tretës janë dhënë në tabelën e mëposhtme.Tretësi Substancat që tretenterpentina bojërat me ndriçim (shkëlqim)propanoni (acetoni) yndyrat, manikyrimetanoli ngjitësit, boja e printerit, substanca aromatike që përdoren në parfumeTë tre këta tretës avullojnë shpejt në temperaturën e dhomës. Ata quhen flurorë (të avullueshëm). Kjo është arsyeja pse bojërat dhe ngjitësit thahen shpejt. Dora e lagur me pak alkool freskohet, sepse alkooli avullon prej nxehtësisë që merr nga dora.Tretja e sheqerit mund të ndihmohet duke e përzier atë me ujin. Por, nëse vazhdojmë të shtojmë sheqer, ai ...... mund të mos tretet më, sado që ta përziejmë. Pjesa shtesë e sheqerit fundërron. Kjo tretësirë është e ngopur. Nëse e nxehim përzierjen sheqer-ujë, sheqeri i tepërt do të tretet. Edhe po të shtojmë më tepër sheqer, ai do të tretet.ujësheqer shufër qelqiPas përzierjes, sheqerii tepërt fundërron.I gjithë sheqeri tretet.nxehtësi! Lëngjet e avullueshme (flurorë) Një substancë e lëngët quhet flurore, nëse avullon shpejt.  Kjo shpjegohet me faktin se forcat e lidhjes ndërmjet grimcave të saj janë të dobëta. Për këtë arsye, pikat e vlimit të substancave të avullueshme janë të ulëta (acetoni vlon në 65oC).1. Shpjegoni me fjalët tuaja secilin nga këta terma kyç:a) i tretshëm; b) i patretshëm; c) tretësirë ujore.2. Shikoni tabelën në faqen 12.a) Cila nga substancat tretet më mirë në ujë?b) Sa herë më e tretshme është ajo në krahasim me sulfatin e kaliumit në 25°C?c) Substanca që i përket pikës a, formon në ujë një tretësirëpa ngjyrë. Çfarë do të ndodhë nëse shtoni 300 g nga kjosubstancë në 100 g ujë, në temperaturën 25°C?d) Çfarë do të vini re nëse e ngrohni përzierjen që përftuatnë pikën c?3. Shikoni tabelën e tretshmërisë së substancave.a) Përmendni dy metale që formojnë kripëra të patretshme.b) Përmendni disa kripëra të tyre të tretshme.4. Jepni shembuj:a) substancash të ngurta të tretshme në ujë, që i përdorim në shtëpi;b) substancash të ngurta të patretshme në ujë, që i përdorimnë shtëpi.5. Përmendni dy tretës (përveç ujit), që mund t’i përdorim në shtëpi. Tregoni për çfarë i përdorim ata.6. Shumë substanca të gazta treten në ujë. Jepni disa shembuj.NDARJA E SUBSTANCAVEp Manikyri nuk tretet në ujë, por në aceton. Për këtë arsye, thonjtë me manikyr pastrohen me aceton.
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23