Page 20 - Demo
P. 20


                                    142.2NDARJA E SUBSTANCAVESubstancat e pastra dhe papastërtitëÇfarë kuptojmë me një substancë të pastër?grimca uji grimca uji grimca ujiNë këtë enë ka ujë. Aty nuk ka asgjë tjetër përveç grimcave të ujit. Ai është 100% i pastër. Në ujë ka grimca të një substance tjetër të përzier me të. Ai nuk është i pastër. Në ujë ka grimca të një substance të dëmshme. Ai nuk është i pastër dhe mund të shkaktojë sëmundje. Substancat janë të pastra kur nuk janë të përziera me substanca të tjera.Në jetën e përditshme, shumë pak substanca janë 100% të pastra. Për shembull, uji i pijshëm përmban sasi të vogla grimcash të tjera (si jone kalciumi dhe jone klorure). Një pjesë e grimcave në ujë, zakonisht nuk janë të dëmshme, madje disa prej tyre janë të mira për shëndetin. Uji i distiluar është shumë më i pastër se uji i pijshëm, por prapë nuk është 100% i pastër, sepse mund të përmbajë bulëza ajri (grimca gazesh nga ajri).A është e rëndësishme pastërtia e tyre?Shpeshherë duket sikur nuk i kushtojmë rëndësi faktit se sa e pastër mund të jetë një substancë. Ne pimë dhe lajmë me ujin që vjen nga tubacionet e ujit, pa menduar shumë se çfarë përmban ai, megjithëse jemi të vetëdijshëm që pastërtia e tij është shumë e rëndësishme. Në fabrikat e prodhimit të barnave, në ato të prodhimit të aromatizuesve të ushqimit etj., duhet të ketë kontroll dhe siguri të plotë mbi pastërtinë e produkteve të tyre, për të mos pasur pasoja të dëmshme për shëndetin e njeriut. Substanca e padëshirueshme që shoqëron substancën që duam të prodhojmë, quhet papastërti.p Ushqimet për bebet dhe qumështi pluhur kontrollohen që në fabrikë, nëse përmbajnë substanca të dëmshme për shëndetin. p Vaksinat dhe barnat mjekësore kontrollohen për të qenë të sigurt që nuk përmbajnë asnjë substancë të padëshirueshme (papastërti). 
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24