Page 21 - Demo
P. 21


                                    15Këto janë pikat e shkrirjes dhe të vlimit për dy substanca të pastra: squfur dhe ujë.Squfuri që shkrin në 119°C dhe vlon në 445°C, është substancë e pastër.P! Mbani mend: Çdo substancë ka një pikë shkrirjeje dhe vlimi fikse dhe specifike. Për të identifikuar (zbuluar) një substancë të pastër, duhet të kontrollojmë pikën e shkrirjes dhe atë të vlimit. Për të gjetur cila është substanca, në fillim i matim këto pika dhe më pas i krahasojmë me vlerat në tabelat e të dhënave. 1. Çfarë kuptojmë me termin substancë e pastër?2. A quhet papastërti kafeja në përzierjen kafe - ujë? Argumentoni përgjigjen.3. Shpjegoni përse pika e shkrirjes dhe ajo e vlimit mund të përdoren si mënyrë për të kontrolluar pastërtinë e një substance.4. A shoqërohen substancat e gazta nga papastërti të ndryshme? Jepni shembuj.NDARJA E SUBSTANCAVEUji që ngrin në rreth -0,5°C dhe vlon në rreth 101°C, nuk është substancë e pastër.p Në fund të këtij reaksioni, në gotë mund të ndodhen substancat produkt por edhe një pjesë e substancave nistore (reaktantët), që nuk kanë vepruar. Ndarja e tyre mund të jetë e vështirë.Si ta kuptojmë nëse një substancë është e pastër?Kimistët përdorin metoda të ndërlikuara për të kontrolluar pastërtinë e substancave. Njëra nga metodat që mund të përdoret në laborator është ajo e kontrollit të pikës së shkrirjes dhe pikës së vlimit të substancës. Substancat e pastra kanë pika shkrirjeje dhe vlimi të përcaktuara, fikse. Këto pika janë të ndryshme për substanca të ndryshme. Ato mund t’i shikoni në tabelat përkatëse.  Kur një substancë shoqërohet nga papastërti:– pika e saj e shkrirjes ulet, ndërsa pika e vlimit rritet;– ajo ka shumë pika shkrirjeje dhe vlimi, sipas përbërësve të saj, d.m.th. nuk ka temperaturë fikse. Sa më shumë substanca të ketë në përzierje:– aq më shumë pika shkrirjeje dhe vlimi do të ketë ajo;– aq më i madh do të jetë ndryshimi i vlerave të këtyre pikave nga vlera e pikave të shkrirjes dhe vlimit të substancës së pastër. Për shembull:Lënda Squfur UjëShkrin në ( °C) 119 0Vlon në ( °C) 445 100Ndarja e substancaveDisa reaksione kimike përfundojnë me formimin e një përzierjeje substancash, të cilat më pas duhet t’i ndajmë.Në tabelën e mëposhtme tregohen disa metoda ndarjeje. Me anë të tyre mund të nxjerrim substanca të pastra.Metoda e ndarjes PërdorimiFiltrimi ndan një substancë të ngurtë nga një e lëngët.Kristalizimi ndan një substancë të tretur nga tretësira e saj.Avullimi ndan një substancë të tretur nga tretësira e saj.Distilimi i thjeshtë ndan tretësin nga tretësira.Distilimi i thyesuar ndan njëra pas tjetrës substancat e gazta apo të lëngëta nga tretësira.Kromatografia në letër ndan substanca të ndryshme nga një tretësirë.
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25