Page 23 - Demo
P. 23


                                    17P1. Shpjegoni kuptimin e këtyre termave:a) filtrat, b) mbetje. Jepni nga një shembull për secilin.2. Si mund ta nxjerrim sheqerin nga tretësira e tij ujore?a) Shpjegoni pse nuk është e përshtatshme metoda e filtrimit.b) Cilën metodë duhet të përdorim në këtë rast?3. Përshkruani metodën, me anë të së cilës mund të nxjerrim kristalet e nitratit të kaliumit nga tretësira e tij ujore. 4. Si mund ta ndajmë kripën nga sheqeri? Pse duhet të bëjmë kujdes në këtë rast? 5. Përshkruani një metodë, me anë të së cilës mund të nxjerrim rërë të pastër nga përzierja rërë-hekur pluhur.NDARJA E SUBSTANCAVEt Kripa e gjellës nxirret nga uji i detit. Uji grumbullohet në pellgje të cekëta, ku nxehtësia e diellit ndihmon në avullimin e tij. Pjesa që mbetet është kripa e gjellës, e cila shitet në treg. p Avullimi i ujit të tretësirës ujore të kripës.p Avullimi i etanolit nga tretësira e sheqerit në etanol realizohet me banjëmari (ena me tretësirën vendoset në një enë me ujë që vlon).Tretësira ujore e kripës së gjellës nxehet, derisa uji të avullojë.pjatë avullimitretësirë kripekripë e thatë nxehtësiUji avullon dhe në kupshore mbetet kripa.pjatë avullimitretësirë kripekripë e thatë nxehtësi3. Ndarja e substancave me anë të avullimitPër disa substanca, tretshmëria ulet me rritjen e temperaturës, prandaj ndarja me anë të kristalizimit nuk funksionon. Një nga këto substanca është kripa e gjellës. 4. Ndarja e dy substancave të ngurta nga njëra-tjetra Për të ndarë dy substanca të ngurta nga njëra-tjetra mund të përdorim një tretës që ka aftësi të tretë vetëm njërën prej tyre. Për shembull, uji tret kripën, por jo rërën. Bazuar në këtë veti mund ta ndajmë kripën nga rëra duke ndjekur hapat e mëposhtëm:a. Në një enë që përmban përzierjen kripë-rërë, shtojmë ujë. E përziejmëderisa të tretet kripa.b. Filtrojmë përzierjen. Tretësira ujore e kripës (filtrati) e përshkon letrën filtruese, ndërsa rëra mbetet në të. c. Shpëlajmë rërën me ujë dhe e thajmë në furrë.d. Avullojmë ujin nga tretësira e kripës për të përftuar kripë të thatë.Uji nuk mund të përdoret për të ndarë kripën nga sheqeri, sepse të dyja këto substanca të ngurta treten mirë në të. Në vend të ujit mund të përdorim etanolin, i cili ka aftësi të tretë sheqerin, por jo kripën. Etanoli digjet lehtë, prandaj avullimi i tij duhet të bëhet me anë të banjëmarisë, siç tregohet në figurë. 
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27