Page 24 - Demo
P. 24
182.4NDARJA E SUBSTANCAVEMetodat e ndarjes së substancave (pjesa II)p Impiant i rafinerisë së naftës, ku përdoret distilimi i thyesuar.Distilimi i thjeshtëDistilimi i thjeshtë është një nga mënyrat që përdoret për të ndarë tretësin nga tretësira. Aparati i distilimit ndërtohet si në figurën përbri. Ai mund të përdoret për të përftuar ujë të pijshëm nga uji i detit, siç tregohet më poshtë:1. E ngrohim tretësirën (ujin e detit) në një ballon (poç me fund të rrumbullakët). Ndërkohë që tretësira vlon, avujt e ujit shkojnë drejt kondensatorit duke lënë pas kripën. 2. Duke qenë se në kondensator qarkullon ujë i ftohtë, avujt e ujit në brendësi të tubit të brendshëm kondensohen dhe kthehen në lëng. 3. Uji lëng pikon në gotë. Ky ujë është pothuajse i pastër dhe quhet ujë i distiluar. Mjaft vende të Lindjes së Mesme përdorin aparatura shumë të mëdha për të nxjerrë ujë të pijshëm me anë të distilimit të ujit të detit. Distilimi i thyesuar (i fraksionuar)Ky proces përdoret për të ndarë substancat përbërëse të një përzierjeje nga njëra-tjetra.Kjo realizohet duke u bazuar në pikat e ndryshme të vlimit të substancave. P.sh., nëse duam të ndajmë etanolin nga uji ndjekim këta hapa: (aparati tregohet në figurën djathtas)1. Nxehim përzierjen etanol-ujë në një poç me fund të rrumbullakët. Etanoli fillon të vlojë rreth temperaturës 78 °C. Nga përzierja fillojnë të dalin edhe avuj uji. Përzierja e avujve etanol-ujë ngrihet lart, drejt një kolone të mbushur me sfera qelqi. 2. Përzierja e avujve etanol-ujë shkëmben nxehtësi me sferat e qelqit, duke bërë që ato të ngrohen, ndërsa vetë ftohet. Avujt fillojnë të kondensohen.3. Kur sferat e qelqit arrijnë temperaturën 78 °C, avujt e etanolit nuk kondensohen më, ndërsa ata të ujit vazhdojnë të kondensohen dhe uji lëng kthehet mbrapsht në poç. Avujt e etanolit shkojnë në kondensator. 4. Këtu ata kondensohen. Në gotë mblidhet etanoli i lëngët dhe i pastër.5. Nëse në kolonë temperatura rritet mbi 78 °C, kjo tregon se i gjithë etanoli është kthyer në avull, ndaj mund ta ndërpresim ngrohjen.Distilimi i thyesuar në industriKy është një proces mjaft i rëndësishëm në industri dhe përdoret: në industrinë e naftës, për të rafinuar naftën bruto, d.m.th., për të nxjerrë benzinën dhe përbërësit e tjerë nga nafta. Nafta nxehet dhe avujt ngrihen në lartësi të ndryshme të një kolone fraksionimi prej çeliku; për nxjerrjen e etanolit: Etanoli i prodhuar me anë të procesit të fermentimit të sheqerit të frutave apo të panxharit të sheqerit, ndahet nga përzierja nëpërmjet distilimit të thyesuar. Ai përdoret si tretës dhe si karburant për makina; për të ndarë nga njëra-tjetra substancat e gazta që ndodhen në ajër: Ajri ftohet derisa kthehet në lëng dhe më pas nxehet. Gazet vlojnë njëri pas tjetrit dhe kondensohen veç e veç duke formuar substanca të pastra.uji që delkondensatorujë me kripëuji që hynujë i distiluarnxehtësikolonë fraksionimi me sfera qelqietanol etanol dhe ujëtermometërkondensatoruji që deluji që hynnxehtësi

