Page 25 - Demo
P. 25


                                    19P1. Si mund të përftojmë ujë të pastër nga uji i detit? Vizatoni aparatin dhe shpjegoni si funksionon kjo metodë.2. Pse një pjesë e aparatit të distilimit quhet kondensator? Pse në të duhet të qarkullojë ujë i ftohtë?3. A mund ta përdorim aparatin e përshkruar në pikën 1 për të ndarë etanolin nga uji? Pse?4. Shpjegoni si funksionon distilimi i thyesuar.5. Bazuar në kromatogramin e mësipërm, shpjegoni pse tretësira X nuk e përmban substancën C?6. Shikoni kromatogramin e parë. Shpjegoni metodën e përdorur për ndarjen e substancave ngjyruese që përmban boja.NDARJA E SUBSTANCAVEKromatografia në letërKjo metodë mund të përdoret për të ndarë substancat që ndodhen në një përzierje. Provojmë të ndajmë nga njëra-tjetra substancat përbërëse të bojës së zezë.letër filtripikatore me bojë pikatore me ujëngjyrat fillojnë të ndahenletër filtripikatore me bojë pikatore me ujëngjyrat fillojnë të ndahenrreth blurreth i verdhë rreth i kuq1. Në mes të një letre filtri hedhim një pikë bojë të zezë. E lëmë të thahet dhe më pas shtojmë edhe tri ose më shumë pika të tjera në të njëjtin vend.2. Në vendin e njollës së bojës shtojmë herë pas here nga një pikë uji (vetëm disa pika në total). Boja përhapet ngadalë dhe ndahet në rrathë me ngjyra të ndryshme. 3. Le të mendojmë se ngjyrat e tre rrathëve janë: e verdhë, e kuqe dhe blu. Kjo tregon se boja e zezë përmban tri substanca me tri ngjyra të ndryshme: e verdhë, e kuqe dhe blu. vijë e vizatuar me lapsXAB C D X A B C Dvaskë qelqi me kapakkapësepropanonvijë e vizatuar me lapsXAB C D X A B C Dvaskë qelqi me kapakkapësepropanonvijë e vizatuar me lapsXAB C D X A B C Dvaskë qelqi me kapakkapësepropanon1. Përgatisim veç e veç tretësira të përqendruara të substancave X, A, B, C, D në aceton. Në një letër kromatogrami hedhim një pikë nga secila tretësirë përgjatë një vije si në figurë. Vendosim etiketat X, A, B, C, D. 2. E bëjmë letrën në formë tubi dhe e vendosim brenda një ene qelqi të mbuluar, në të cilën ka pak aceton. Tretësi fillon të ngjitet lart në letër. Kur arrin pranë majës, e heqim letrën nga ena. 3. Tretësira X është ndarë në tri njolla. Dy prej tyre janë në të njëjtën lartësi me A dhe B. Tretësira Xpërmban substancat A dhe B. A i përmban ajo edhe substancat Cdhe D?Substancat ngjyruese që përmban boja, kanë tretshmëri të ndryshme në ujë. Për këtë arsye, ato përhapen në letër me shpejtësi të ndryshme dhe formojnë rrathë (sa më e tretshme të jetë një substancë, aq më shpejt përhapet). Letra e filtrit (thithëse) me rrathët e ngjyrosur quhet kromatogram (kroma do të thotë ngjyrë.)Kromatografia në letër mund të përdoret edhe për të identifikuar substanca. Për shembull, përzierja X mendohet se përmban substancat A, B, C dhe D, të cilat janë të tretshme në aceton. Kjo përzierje mund të analizohet si më poshtë:
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29