Page 26 - Demo
P. 26
202.5NDARJA E SUBSTANCAVEtuba letreNjohuri të tjera për kromatografinë në letërSi funksionon kromatografia në letërMetoda e kromatografisë në letër funksionon në varësi të aftësisë së substancave për të bashkëvepruar me letrën kromatografike dhe me tretësin.Letër kromatografike1. Pikat me ngjyra përfaqësojnë përzierjen, e cila përbëhet nga dy substanca. Përzierja tretet në një tretës të përshtatshëm. 2. Të dyja substancat përhapen në letër me shpejtësi të ndryshme, sepse kanë aftësi të ndryshme për t’u tretur në tretës dhe se aftësia e letrës për të përthithur secilën prej tyre është gjithashtu e ndryshme.3. Në fund substancat ndahen plotësisht nga njëra-tjetra dhe mund t’i identifikojmë ose t’i nxjerrim ato.p Pesë tretësirat e panjohura.Sa më e madhe të jetë aftësia e një substance për t’u tretur në një tretës të caktuar, aq më shpejt do të përhapet ajo në letrën kromatografike.Letra kromatografike përdoret: për të identifikuar substancën; për të ndarë substancat nga njëra-tjetra; për të pastruar një substancë, duke e ndarë atë nga papastërtitë.Identifikimi i substancave në një përzierje pa ngjyrëNë temën 2.4 mësuam se letra kromatografike përdoret për të identifikuar substancat me ngjyrë. Tani mund të tregojmë se ajo përdoret për të identifikuar edhe substancat pa ngjyrë.Secila prej provëzave nga B – E përmban tretësirën e një aminoacidi pa ngjyrë, të tretur në ujë. Tretësira ujore në provëzën A përmban shumë aminoacide. Duhet të identifikojmë të gjitha aminoacidet që ndodhen në provëzat nga A – E.1. Hedhim nga një pikë të secilës tretësirë përgjatë vijës së vizatuar me laps në letrën kromatografike ku ndodhen tuba letre, siç tregohet në figurë. (Tubat e letrës vendosen për t’i mbajtur mostrat të ndara.)Vendosim etiketa për çdo pikë të bërë me laps në majë të letrës.p Në aparatin tretës, proteinat shpërbëhen në aminoacide. Trupi i njeriut ka nevojë për 20 aminoacide të ndryshme për të qenë i shëndetshëm.filtër letre

