Page 27 - Demo
P. 27


                                    21P1. Shpjegoni me fjalët tuaja si funksionon kromatografia në letër.2. a) Çfarë kuptoni me termin agjent lokalizues?b) Pse e përdorim agjentin lokalizues? 3. Pse është rëndësishme vlera Rf?4. Në kromatogramin e mësipërm:a) A ishin të pranishme aminoacidet e B - C në provëzën A? Si mund ta provoni këtë?b) Përdorni vizoren për të matur vlerat Rf të aminoacideve nga A – E.c) Për të emërtuar aminoacidet, krahasoni vlerat eksperimentale Rf me ato të tabelës.NDARJA E SUBSTANCAVE2. Hedhim një tretës të përshtatshëm në fundin e një gote. (Për aminoacidet janë të përshtatshme përzierjet ujë-acid etanoik-butanol.)3. E mbështjellim letrën kromatografike në formë tubi dhe e vendosim në gotë, të cilën e mbulojmë.4. Tretësi ngjitet lart në letrën kromatografike dhe, kur arrin pothuajse në majë, e nxjerrim letrën.5. Vizatojmë një vijë me laps në të, për të treguar se ku ka arritur tretësi. (Nuk mund të kuptojmë se ku janë aminoacidet, sepse ato janë pa ngjyrë.)6. E futim letrën në furrë, që të thahet.7. Më pas e spërkatim letrën kromatografike me një substancë që quhet agjent lokalizues, i cili ndihmon që të shfaqen aminoacidet. Njëra nga substancat më të mira mund të jetë ninhidrina (eksperimenti duhet të kryhet në dollapin e thithjes së gazeve). Pas spërkatjes, e ngrohim letrën në furrë për 10 minuta. Njollat marrin ngjyrë vjollcë. Tani kemi një kromatogram të plotë.8. Shënojmë një pikë me laps në qendër të çdo njolle. Matim largësinë nga pika e fillimit të tretësit deri te njolla dhe nga pika e fillimit të tretësit deri te pika e tij fundore. 9. Gjejmë vlerën Rf (faktor për të analizuar një fazë të lëvizshme në sistemin kromatografik) për secilin aminoacid, si më poshtë: Vlera Rf = distanca e përshkuar nga aminoacidi/ distanca e përshkuar nga tretësi.10. Më pas shohim vlerat Rf në tabelë për të identifikuar aminoacidet. Mbi tabelën e vlerave Rf tregohet tretësi që kemi përdorur. Kjo metodë funksionon sepse vlera Rf e një substance (në këtë rast aminoacidi) në një tretës të dhënë është gjithmonë e njëjtë, e marrë në të njëjtat kushte.Vlerat Rf për aminoacidet (tretësi: ujë – butanol - acid etanoik)aminoacidi vlera Rfcisteina 0,08lizina 0,14glicina 0,26 serina 0,27alanina 0,38prolina 0,43valina 0,60leucina 0,73letër filtrisasi e vogël tretësifinalsolvent levelstarting pointABC D Epika fundore e tretësitpika e fillimit
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31