Page 28 - Demo
P. 28
22NDARJA E SUBSTANCAVEPërdorimi i metodës kromatografike në kriminalistikëp Pasi ndodh një krim, hetuesit e mjekësisë ligjore hyjnë në vendin e ngjarjes dhe kërkojnë gjurmë gishtash e mostra të tjera materialesh, të cilat mund t’i përdorin si prova.Kromatografia është një nga metodat e ndarjes së substancave, e cila gjen përdorime në shumë fusha, midis të cilave është edhe kriminalistika. Përdorimi i metodës kromatografike në hetimin e një krimiNë temat e mëparshme kemi folur për kromatografinë në letër. Përveç saj ka edhe lloje të tjera, funksioni i të cilave në punën e hetuesve të krimit mbetet gjithmonë i njëjtë. Puna e hetuesve realizohet në dy faza: – faza e palëvizshme, në të cilën kromatografia kryhet në letër filtri;– faza e lëvizshme, gjatë së cilës bëhet ndarja e përbërësve (substancave) të një përzierjeje. Substancat e përzierjes ndahen nga njëra-tjetra, sepse secila prej tyre shfaq aftësi të ndryshme për t’u tretur në tretësin e caktuar. Le të shohim diagramin në të djathtë. Më pas identifikohet secila nga substancat e ndara. Në varësi të teknikës së përdorur, këto substanca mund të veçohen dhe të nxirren më vete. Ndryshimet midis dy fazaveMegjithëse funksionet kryesore të kromatografisë janë të njëjta në çdo rast, teknikat e saj mund të jenë të ndryshme. Le të shohim tabelën e mëposhtme.Faza e palëvizshme realizohet duke përdorur:Faza e lëvizshme realizohet duke përdorur:Për analizën e substancave të ndara … letër filtri (kromatografia në letër); një shtresë të hollë tretësi në një pjatë qelqi ose brenda një tubi; rruaza plastike të vendosura brenda një tubi. një përzierje substancash, e holluar në një tretës (si në kromatografinë në letër); një përzierje gazesh, e mbajtur brenda një gazi të plogët (joaktiv). Kjo quhet kromatografia në fazë të gaztë. mund të studiohen njollat e ngjyrosura në kromatogram (si në kromatografinë në letër); mund t’i vendosim këto substanca në një pajisje që mundëson analizimin e tyre.Tashmë dy substancat janë ndarë.Dy substanca fillojnë të ndahen pas kalimit të fazës së lëvizshme.Faza e lëvizshme (në këtë rast, një përzierje e dy substancave hollohetnë tretës).Faza e palëvizshmep KromatografiaNDARJA E SUBSTANCAVE22

