Page 29 - Demo
P. 29


                                    23NDARJA E SUBSTANCAVEKromatografia dhe hetimi i krimeveKromatografia përdoret gjerësisht në hetimin e krimeve. Nëpërmjet saj kryhet analiza e mostrave të fibrave të marra nga vendi ku ka ndodhur një krim, për të kontrolluar gjakun e personave të plagosur apo të viktimave, për të identifikuar gjurmë substancash narkotike të paligjshme, si dhe për të ekzaminuar veshjet për gjurmë lëndësh eksplozive. Skema e mëposhtme tregon kryerjen e analizës së një mostre gjaku për gjurmë lëndësh narkotike të paligjshme ose për helm, duke përdorur kromatografinë në fazë të gaztë.Përdorime të tjera të kromatografisë Kromatografia mund të përdoret në raste të caktuara në laborator dhe më gjerësisht në industri. Nëpërmjet përdorimit të kësaj metode në laborator realizohen: identifikimi i substancave të ndryshme; kontrolli i pastërtisë së substancave; hetimi i një krimi; identifikimi i ndotësit në ajër ose në mostrat e ujërave të lumenjve.Kromatografia përdoret më gjerësisht në fushën e industrisë: në fabrikë, për ndarjen e substancave të pastra në serbatorët ku ndodhin reaksionet e përzierjeve (për shembull, gjatë prodhimit të barnave mjekësore ose të aromatizuesve të ndryshëm);  për të ndarë përbërësit individualë nga grupe përbërësish (fraksione) të përftuar gjatë rafinimit të naftës.p Injektimi i mostrës së një përbërjeje në një mbajtëse gazi, para se të nisë faza e gaztë e kromatografisë.2. Mostra e gjakut injektohet në mbajtësen e gazit.3. Përzierja futet në furrën e nxehur dhe nga mostra e gjakut dalin avuj.1. Mbajtësja e gazit mbushet me helium ose me azot.4. Avujt e saj lëvizin gjatë fazës së palëvizshme: një substancë thithëse që vesh tubin e qelqit me spirale. 5. Substancat e ndara kalojnë përmes spektrometrit të masës, ku i nënshtrohen analizës.6. Të dhënat hidhen në një regjistrues. Hetuesit i studiojnë këto të dhëna dhe më pas përgatitin materialin hetimor.FURRËndezësmbajtëse gazitub qelqi me spiralespektrometrii masësregjistruest Mbledhja e mostrave të ujit për të analizuar praninë e ndotësve në të. KUJDES!UJË I NDOTURNDARJA E SUBSTANCAVE23
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33