Page 30 - Demo
P. 30


                                    24Pyetje dhe ushtrimeNjohuritë bazë1. Bazuar në metodat e ndarjes dhe pastrimit të substancave, lidhni secilin term në të majtë me përshkrimin e saktë në të djathtë.AvullimiANga nxehja e tretësirës, tretësi largohet dhe mbetet substanca e tretur, në gjendje të ngurtë.iKondensimiBPërdoret për të ndarë përbërësit e një përzierjeje të formuar nga dy substanca të lëngëta.iiFiltrimiCTretësi largohet në trajtë avulli.iiiKristalizimiDKjo metodë na bën të mundur të riciklojmë një tretës.ivDistilimiEGazi kthehet në lëng me uljen e temperaturës.vDistilimi i thyesuarFNdan një substancë të patretshme nga një lëng.vi2. Kjo aparaturë mund të përdoret për të përftuar ujë të pastër nga uji i detit.ujë i ftohtë akullakullujë detinxehtësia) Pse përdoret akulli dhe uji i ftohtë?b) Pse provëza e dytë në kristalizator mbahet më poshtë se provëza e parë?c) Në cilat pjesë të aparaturës ndodhin proceset e mëposhtme?i. avullim; ii. kondensim.d) Përshkruani si ndodh procesi i ndarjes së substancave.e) Çfarë mbetet në provëzën e parë, në fund të eksperimentit?Përmbajtja e programit bërthamëNjohuritë bazëBazuar në njohuritë e marra: shpjegoni kuptimin e këtyre termave:përzierje, substancë e tretur, tretës,tretësirë ujore, substancë e pastër, papastërti; shkruani emrat e tre tretësve; argumentoni pse tretshmëria në ujë e substancave të ngurta e të tretshme në përgjithësi rritet me rritjen e temperaturës; shpjegoni pse pastërtia e një substance është shumë e rëndësishme (jepni shembuj); shpjegoni si ndryshon pika e shkrirjes dhe e vlimit të një substance nëse ajo përmban papastërti; përcaktoni kur një substancë është e pastër, duke u bazuar në vlerën e pikës së shkrirjes dhe asaj të vlimit (jepni shembuj);  përshkruani si realizohet ndarja e substancave me metodat e mëposhtme. Vizatoni dhe etiketoni pajisjen përkatëse.filtrimikristalizimiavullimidistilimi i thjeshtëdistilimi i thyesuarkromatografia në letër përcaktoni metodën që do të zgjidhnit për të ndarë përbërësit e një përzierjeje të caktuar dhe shpjegoni përse; identifikoni substancat ngjyruese që ndodhen në një përzierje, duke përdorur metodën kromatografike. shpjegoni çfarë kuptoni me termin agjent lokalizues; përshkruani si realizohet identifikimi i substancave pa ngjyrë me anë të metodës kromatografike; shpjegoni si përcaktohet vlera Rf tregoni si mund të identifikohen substancat ngjyruese, përbërëse të një përzierjeje, duke u bazuar në kromatogram dhe në tabelën e vlerave Rf .Kontrolli i kapitullit 2NDARJA E SUBSTANCAVE
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34