Page 31 - Demo
P. 31


                                    253. Uji i detit mund të pastrohet edhe me anë të këtij aparati.ujë detigotëBCAnxehtësia) i. Cila është temperatura maksimale e regjistruar në termometër gjatë distilimit? ii. Si mund ta krahasojmë atë me pikën e vlimit të ujit të detit?b) Në cilën pjesë të aparaturës ndodh avullimi? Emërtojeni atë.c) i. Cili është kondensatori: A, B apo C? ii. Ku hyn uji i ftohtë?d) Pse ujin e detit e kthejmë në ujë të pijshëm me anë të distilimit dhe jo me anë të filtrimit?4. Gipsi (allçia) është i patretshëm në ujë.a) Nëse ju kërkohet të pastroni një mostër gipsi të ndotur me anë të një kripe të tretshme, cilin aparat do të ndërtonit me disa nga pjesët e dhëna më poshtë?llambë me gaz gyp filtrimi kamje ftohësenë konike (elermajer) provëztermometër kondensatorgarzë shufër qelqi (përzierës) letër filtri gotë kimikeb) Shkruani rregullat që do të ndiqni hap pas hapi.5. Argoni, oksigjeni dhe azoti përftohen nga ajri me distilim të thyesuar. Kur ajri i lëngshëm nxehet, këto substanca veçohen nga njëra-tjetra.a) Çfarë është ajri i lëngshëm: përzierje substancash apo substancë e pastër?b) Shpjegoni pse nuk përdoret distilimi i thjeshtë në ndarjen e përbërësve të ajrit, por përdoret distilimi i thyesuar.c) Gjatë distilimit, azoti (gaz) përftohet i pari, pastaj argoni dhe në fund oksigjeni. Çfarë mund të thoni për pikat e vlimit të këtyre tri gazeve?6. Për të ndarë përbërësit e një përzierjeje kripë-sheqer përdorim etanolin si tretës.a) Vizatoni një diagram ku të tregoni si do ta ndani kripën.b) Si mund të përftojmë sheqer kristalor nga tretësira sheqer-etanol, në mënyrë që etanoli të dalë i lirë?c) Vizatoni një diagram të aparaturës për procesin e kërkuar në pikën b.7. Në letrën filtruese, gjatë një eksperimenti kromatografik u dalluan tetë substanca ngjyruese.Ngjyrat bazë ishin: e kuqe, blu dhe e verdhë. Njollat e tjera ishin të formuara nga substanca të panjohura, etiketat e të cilave ishin nga A në E. Më poshtë jepet rezultati i kromatografisë.a) Cila nga substancat nga A – E përfaqësohet vetëm me njërën nga ngjyrat bazë?b) Cila substancë i përmban të tria ngjyrat bazë?c) Si tretës u përdor propanoni. Cila prej tri ngjyrave bazë u tret më mirë në propanon?Njohuri të thelluara8. Diagrami i mëposhtëm tregon kromatogramin e një përzierjeje aminoacidesh.niveli përfundimtari tretësitmostra vendoset këtu, në vijën e vizatuar me lapsniveli fillestar i tretësit12 cm 7.2 cm5.2 cmSi tretës u përdor një përzierje e ujit me butanolin dhe me acidin etanoik.a) Identifikoni dy aminoacidet duke përdorur tabelën e vlerave Rf në faqen 21.b) Cili prej tyre është më pak i tretshëm në tretës?c) Si do të ndryshojnë vlerat Rf nëse tretësi ngjitet vetëm 6 cm?9. Jepen tri tretësira pa ngjyrë. Secila përmban një aminoacid që duhet ta identifikoni. Shpjegoni si realizohet identifikimi i aminoacideve me anë të kromatografisë. Përdorni termat Rf dhe agjent lokalizues në përgjigjen tuaj. Shpjegoni kuptimin e tyre. 25NDARJA E SUBSTANCAVE A B C D E e kuqe blu e verdhë
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35