Page 32 - Demo
P. 32


                                    3.1Atomet janë grimcat më të vogla të lëndës, të cilat nuk mund të zbërthehen më tej në mënyrë kimike.Një atom i vetëm është aq i vogël, sa nuk mund të shihet me sy të lirë. Ne mund të shohim vetëm një sasi të mjaftueshme atomesh natriumi, që ndodhen në një vend.Atomet janë thuajse hapësira boshe. Një atom përbëhet nga bërthama dhe nga një re grimcash të quajtura elektrone, që rrotullohen rreth saj. Kjo skemë tregon si mund të duket një atom natriumi, i zmadhuar me miliona herë.ElementetNatriumi përbëhet vetëm nga atome natriumi, pra është një element. Një element përmban vetëm një lloj atomi.Në Tokë dhe në atmosferë janë gjetur rreth 90 elemente. Shkencëtarët kanë krijuar edhe rreth 30 elemente të tjera në kushte laboratorike. Shumica e elementeve “artificiale” janë shumë të paqëndrueshme dhe, në pak sekonda, shpërbëhen në elemente të tjera (kjo është arsyeja përse ato nuk gjenden në natyrë).Simbolet e elementevePër ta pasur më të lehtë punën dhe studimin e tyre, secilit element i është vendosur një simbol. Për shembull, simboli i karbonit është C, simboli i kaliumit është K (nga emri në latinisht: kalium). Disa elemente janë emërtuar me emrat e shkencëtarëve që i kanë zbuluar ato.bërthamareja elektronikeATOMET DHE ELEMENTET26Atomet dhe elementetAtomett Mbledhja e squfurit nga krateri i një vullkani në Indonezi. Ai përdoret si përbërës në shumë produkte kozmetike.Natriumi përbëhet nga grimca të vogla, të quajtura atome natriumi.Mërkuri përbëhet nga atome mërkuri. Natriumi përbëhet nga atome natriumi. Atomet e këtyre elementeve ndryshojnë nga njëri-tjetri.p Kjo pikturë tregon Henig Brand, i cili zbuloi elementin e fosforit në vitin 1669. Fosfori ndriçon në errësirë.Diamantet përbëhen nga atome karboni, të ndryshme nga atomet e natriumit.
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36