Page 33 - Demo
P. 33
Tabela e mësipërme quhet sistemi periodik i elementeve. Aty jepen emrat dhe simbolet e elementeve. Kolona dhe rreshti ku ndodhet elementi, na japin shumë të dhëna për të.Për shembull, vini re kolonat me numra I A, II A, III A.Elementet nën këta numra formojnë familje ose grupe me veti të ngjashme.Kështu, nëse dimë se si sillet kimikisht një element i grupit IA, mund të marrim me mend edhe sjelljen kimike të elementeve të tjera që bëjnë pjesë në këtë grup. Radhët horizontale quhen perioda. Vini re vijën zigzage. Kjo vijë ndan metalet nga jometalet, duke i lënë jometalet në të djathtë, me përjashtim të hidrogjenit. Kur përshkojmë periodën nga e majta në të djathtë, kemi një kalim nga metalet te jometalet.Në tabelën e mësipërme shikoni numrat e vegjël në krah të çdo simboli. Këta numra na tregojnë shumë për atomet e elementit, siç edhe do e shohim në vijim.Sistemi periodik i elementevePIA IIA IIIA IVA VA VIA VIIA VIIIA 1H Hidrogjen1 2He Helium43Li Litium74Be Beril9 5B Bor116C Karbon127N Azot148O Oksigjen169F Fluor1910Ne Neon2011Na Natrium23 12Mg Magnez2413Al Alumin2714Si Silic 2815P Fosfor3116S Squfur3217Cl Klor35.518Ar Argon 4019K Kalium3920Ca Kalcium 4021ScSkandium 4522Ti Titan4823V Vanad 5124Cr Krom5225Mn Mangan5526Fe Hekur5627Co Kobalt5928Ni Nikel5929Cu Bakër6430Zn Zink6531GaGalium 7032Ge Germanium7333AsArsenik 7534Se Selen7935Br Brom8036Kr Kripton 8437Rb Rubidium8538SrStroncium8839Y Itrium8940Zr Zirkon9141Nb Niob9342Mo Molibden9643Tc Teknec–44RuRuten10145Rh Rodium10346Pd Palad10647AgArgjend10848Cd Kadmium 11249I nIndium 11550Sn Kallaj 11751Sb Antimon12252TeTelur 12853I Jod 12754XeKsenon13155CsCezium13356Ba Barium13757–71Lantanoide72Hf Hafnium 17873Ta Tantal18174W W Volfram18475ReRenium18676OsOsmium19077I rIridium19278PtPlatin19579AuAr19780Hg Mërkur20181Tl Talium 20482Pb Plumb20783Bi Bismuth 20984Po Polonium –85AtAstat–86Rn Radon –87FrFrancium–88Ra Radium–89–103Aktinoide104Rf Radhërfordium –105Db Dubnium–106Sg Siborgium–107Bh Borium–108HsHasium–109MtMeitnerium–110Ds Darmstadtium–111Rg Rontgenium–112Cn Kopernikium–114Fl Flerovium–116Lv Lvermorium– Lantanoide57La Lantan 13958CeCerium14059Pr Praseodimium14160NdNeodimium 14461PmPrometeum–62SmSamarium 15063EuEuropium 15264Gd Gadolinium15765Tb Terbium15966DyDisprosium16367Ho Holmium 16568ErErbium16769Tm Tulium16970Yb Iterbium 17371Lu Lutetium175Aktinoide89AcAktin–90Th Torium23291Pa Protaktinium23192U Uran23893Np Neptun–94Pu Pluton–95AmAmerikum –96CmKurium –97BkBerkelium–98Cf Kalifornium–99Es Ajnshtajnium–100FmFermium –101Md Mendelejevium–102No Nobelium –103Lr Laurencium –1. Çfarë kuptoni me termat: a) atom; b) element?2. Nëse do të mundeshim, çfarë do të shihnim brenda një atomi? 3. Simbolet e disa elementeve vijnë nga emrat e tyre në latinisht. Përpiquni të identifikoni simbolin e elementit, emri i të cilit në latinisht është:a) natrium; b) ferrum; c) plumbum; d) argentum.4. Për secilin nga simbolet përcaktoni emrin e elementit përkatës:a) Ca; b) Mg; c) N.5. Përpiquni të gjeni elementin që ka marrë emrin nga shkencëtari i famshëm, Albert Ajnshtajn.6. Shihni me vëmendje në sistemin periodik dhe gjeni:a) tri metale, b) tri jometale, që sillen kimikisht në të njëjtën mënyrë.ATOMET DHE ELEMENTET27p Elementi klor është gaz helmues. Ai u përdor si armë kimike gjatë Luftës së Parë Botërore. Ky ushtar ka marrë masat përkatëse për t’u mbrojtur nga klori.

