Page 34 - Demo
P. 34
3.2ATOMET DHE ELEMENTET28Të mësojmë më shumë për atometProtonet, neutronet dhe elektronetAtomi përbëhet nga bërthama dhe nga një re me elektrone që lëvizin rreth saj. Bërthama është një bashkësi e përbërë nga dy lloje grimcash: protonet dhe neutronet.Përveç protoneve dhe neutroneve, në atom ndodhen edhe elektronet. Protonet dhe elektronet kanë ngarkesë elektrike. Shuma e ngarkesave elektrike në një atom është e barabartë me zero. Në tabelën e mëposhtme jepen disa të dhëna për grimcat përbërëse të atomit.Grimca në atom Masa Ngarkesaprotoni 1 njësi ngarkesë pozitive (11)neutroni 1 njësi zeroelektroni e papërfillshme ngarkesë negative (12)Si janë të vendosura grimcat në atom?Mund të fillojmë nga atomi i natriumit. Ky atom ka 11 protone, 11 elektrone dhe 12 neutrone. Skema e mëposhtme paraqet mënyrën si janë vendosur grimcat në atom.Numri i protoneveAtomi i natriumit ka 11 protone. Ky numër mund të përdoret për ta identifikuar atë, sepse nga të gjitha atomet e elementeve të tjera, vetëm atomi i natriumit ka 11 protone.Një atom mund ta identifikojmë nga numri i protoneve të tij. Numri i protoneve në bërthamën e një atomi shënohet me germën Z dhe quhet numër atomik. Për natriumin, Z=11.Numri i elektroneveAtomi i natriumit ka 11 protone dhe 11 elektrone, pra numri i protoneve është i barabartë me numrin e elektroneve. Ky pohim vlen për çdolloj atomi. Për këtë arsye, atomet nuk kanë ngarkesë elektrike.Në drejtkëndëshin djathtas vërejmë se ngarkesat negative dhe pozitive në atomin e natriumit asnjanësojnë njëra-tjetrën.!!Elektronet lëvizin rreth bërthamës, në nivele energjie të ndryshme;këto nivele energjie quhen shtresa elektronike.Protonet dhe neutronet ndodhen në bërthamë. Aty është e përqendruar masa e atomit.p Bërthama është shumë e vogël, krahasuar me pjesën tjetër të atomit. Nëse atomi do të kishte përmasat e një stadiumi futbolli, bërthama do të kishte përmasat e një bizeleje!ShënimDuke qenë se janë përbërëse të atomit, protonet, neutronet dhe elektronet shpesh quhen grimca subatomike.Ngarkesa e atomit të natriumit: 11 protone Secili e ka ngarkesën 1+ Ngarkesa e përgjithshme 111 11 elektrone Secili e ka ngarkesën 12 Ngarkesa e përgjithshme 112Mbledhim ngarkesat: 111 112 0Përgjigjja është: 0.Atomi nuk ka ngarkesë elektrike, d.m.th. është elektroasnjanës. ×××××××××××

