Page 35 - Demo
P. 35


                                    ATOMET DHE ELEMENTET29! Provojeni vetë!Mund të paraqisni shkurtimisht çfarëdo element si më poshtë: numri i masëssimbolinumri i protonevepër shembull: 16 8 ONumri i nukleoneveProtonet dhe neutronet ndodhen në bërthamë (nukleus), për këtë arsye quhen nukleone.Numri i përgjithshëm i protoneve dhe i neutroneve në bërthamën e atomit të një elementi quhet numri i nukleoneve (ose numri i masës). Numri i nukleoneve për atomin e natriumit është 23 (11 + 12 = 23). Natriumi mund të paraqitet shkurt në këtë mënyrë: 23 11 Na.Numri sipër është numri i masës, ndërsa numri tjetër është numri i protoneve. Duke zbritur nga numri i masës numrin e protoneve, gjejmë numrin e neutroneve (23 2 11 5 12).Atomet e 20 elementeve të para të sistemit periodikNë tabelën e mëposhtme janë renditur sipas rritjes së numrit të protoneve 20 elementet e para të sistemit periodik. Elementi Simboli Numri i protoneveElektronet Neutronet Numri i nukleoneveHidrogjeni H 1 1 0 1Heliumi He 2 2 2 4Litiumi Li 3 3 4 7Beriliumi Be 4 4 5 9Bori B 5 5 6 11Karboni C 6 6 6 12Azoti N 7 7 7 14Oksigjeni O 8 8 8 16Fluori F 9 9 10 19Neoni Ne 10 10 10 20Natriumi Na 11 11 12 23Magnezi Mg 12 12 12 24Alumini Al 13 13 14 27Silici Si 14 14 14 28Fosfori P 15 15 16 31Squfuri S 16 16 16 32Klori Cl 17 17 18 35Argoni Ar 18 18 22 40Kaliumi K 19 19 20 39Kalciumi Ca 20 20 20 40P1. Cilat janë grimcat që formojnë atomin?2. Cila grimcë ka:a) ngarkesë pozitive; b) ngarkesë zero; c) masë të papërfillshme?3. Një atom ka 9 protone. Cili është ky element?4. Pse atomet nuk kanë ngarkesë elektrike?5. Çfarë kuptoni me termat:a) numri i protoneve; b) numri i nukleoneve.6. Emërtoni atomet e mëposhtme dhe tregoni numrin e elektroneve, protoneve dhe neutroneve të secilit prej tyre. 12 6 C; 16 8 O; 2412 Mg; 2713 Al; 6429 Cu.Siç e shohim, numri i protoneve dhe i elektroneve rritet me 1 njësi nga elementi paraardhës tek elementi pasardhës. Në një atom, numri i protoneve është i barabartë me numrin e elektroneve.
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39