Page 36 - Demo
P. 36
3.3ATOMET DHE ELEMENTET30!Izotopet dhe radioaktivitetiLe të kujtojmë si identifikohet një atom.Atomet e elementeve të ndryshme kanë numër të ndryshëm protonesh. Kështu, natriumi ka 11 protone, ndërsa magnezi 12 protone. Një atom mund të identifikohet nga numri i protoneve të tij (numri atomik Z). IzotopetTë gjitha atomet e karbonit kanë nga 6 protone. Por jo të gjitha atomet janë njëlloj, disa prej tyre kanë më shumë neutrone se atomet e tjera.Të tria atomet e përshkruara më sipër quhen izotope të karbonit.Izotopet janë atome të të njëjtit element, të cilat kanë numër të njëjtë protonesh, por numër të ndryshëm nukleonesh. Shumica e elementeve kanë izotope. Për shembull, kalciumi ka gjashtë izotope, magnezi ka tri, hekuri ka katër dhe klori ka dy.Disa izotope janë radioaktiveNjë atom karbon-14 sillet në mënyrë të çuditshme. Ai është radioaktiv. Kjo do të thotë se bërthama e tij është e paqëndrueshme. Herët a vonë, atomi shpërbëhet ose zbërthehet, duke na dhënë një rrezatim në formë rrezesh dhe grimcash, të cilat shoqërohen me çlirimin e një sasie të madhe energjie.Ashtu si karboni, një numër elementesh të tjera kanë izotope radioaktive ose radioizotope, që krijohen në mënyrë të natyrshme dhe, në fund, zbërthehen.Por dy izotopet e tjera të karbonit (ashtu si shumë izotope të tjera që ndodhen në natyrë), janë joradioaktive.!Në bërthamë, shumica e atomeve të karbonit kanë nga 6 neutrone. Në një atom ndodhen 12 nukleone (protone + neutrone), prandaj quhet karbon-12.Por një në njëqind atome karboni ka 7 neutrone në bërthamë. Gjithsej ka 13 nukleone, prandaj quhet karbon-13.Dhe një numër shumë i vogël atomesh karboni kanë nga 8neutrone. Gjithsej ka 14 nukleone, prandaj quhet karbon-14.6 protone6 elektrone6 neutrone612C6 protone6 elektrone7 neutrone613C6 protone6 elektrone8 neutrone614Cp Radioizotopet janë të rrezikshme. Për t’u mbrojtur prej tyre, shkencëtarët përdorin pajisje të posaçme.Zbërthimi radioaktiv është një proces i rastësishëmNuk dihet nëse një atom karbon-14 zbërthehet pas disa sekondash ose pas mijëra vjetësh, por dihet sa kohë i duhet gjysmës së radioizotopeve që ndodhen në një mostër karboni-14. Kjo quhet periodë gjysmëzbërthimi.Perioda e gjysmëzbërthimit për karbonin-14 është 5730 vjet. Kështu, nëse kemi njëqind atome karbon-14, 50 prej tyre do të jenë zbërthyer pas 5730 vjetësh.Periodat e gjysmëzbërthimit janë mjaft të ndryshme. Për shembull: për radonin-220 55.5 sekonda për kobaltin-60 5.26 vjet për kaliumin -40 1300 milionë vjetRrezatimi radioaktiv mund të përbëhet nga: grimca alfa – të përbëra nga 2 protone dhe nga 2 neutrone; grimca beta – elektrone që lëvizin me shpejtësi të madhe; neutrone; rreze gama – rreze me energji të lartë.

