Page 37 - Demo
P. 37
ATOMET DHE ELEMENTET31Pp Kontrolli për rrezatim duke përdorur numëruesin Geiger. Ndërkohë që matësi bën leximin, mund të dëgjohen sinjale zanore.p Një tjetër përdorim i rrezatimit është datimi i një objekti nëpërmjet karbonit radioaktiv. Trupi i njeriut përmban pak karbon-14, që e merr nga ushqimi. Kur qelizat e trupit vdesin, atomet e karbonit-14 vazhdojnë të zbërthehen. Në këtë mënyrë, shkencëtarët mund të gjejnë moshën e objekteve të lashta duke matur radioaktivitetin që del prej tyre. Kjo mumie është rreth 5300- vjeçare.p Radioizotopet përdoren si karburant për stacionet e prodhimit të energjisë bërthamore, sepse ato çlirojnë shumë energji kur zbërthehen. Rrezatimi është i dëmshëm për njeriunKur rrezatimi nga radioizotopet hyn në trup, ai i vret qelizat e tij. Përthithja e një sasie të madhe rrezesh (pra, një dozë e madhe) shkakton sëmundjen e rrezeve. Personat e prekur nga rrezatimi shfaqin këto simptoma: të vjella, lodhje, rënie flokësh, dëmtim të mishrave të dhëmbëve etj. Rrezatimi i marrë për një kohë të gjatë, qoftë edhe në sasi të vogla, mund të shkaktojë sëmundje të rënda.Për çfarë përdoren radioizotopet?Radioizotopet janë të rrezikshme, por, në raste të caktuara janë edhe të dobishme. Për shembull:Për të gjetur rrjedhjet e tubacioneve - Inxhinierët mund të kontrollojnë tubat e naftës dhe të gazit duke u shtuar atyre radioizotope. Nëse numëruesi Geiger (pajisje për matjen e rrezeve) dallon rrezatim jashtë tubit, do të thotë se ka një rrjedhje. Radioizotopet e përdorura në këtë mënyrë quhen gjurmues.Për kurimin e kancerit - Radioizotopet mund të shkaktojnë kancer. Por ato përdoren edhe në radioterapi për të kuruar kancerin, sepse rrezet gama të rrezatimit vrasin më shpejt qelizat kanceroze sesa qelizat e shëndetshme. Për këtë qëllim përdoret zakonisht kobalti-60. Tufa e rrezeve gama drejtohet me kujdes në vendin ku ndodhet kanceri në trup.Për vrasjen e mikrobeve dhe të baktereve ‑ Rrezet gama vrasin edhe mikrobet. Për këtë arsye, rreze të tilla përdoren për të sterilizuar shiringat dhe pajisje të tjera mjekësore. Ato vrasin edhe bakteret që shkaktojnë prishjen e ushqimit. Kështu, në shumë vende, ushqimet si perimet, frutat, mishi apo erëzat trajtohen me doza të ulëta rrezatimi. Për këtë qëllim përdoret kobalti-60 dhe ceziumi-137.1. a) Çfarë kuptoni me termin izotop?b) Përmendni tri izotopet e karbonit dhe shkruani simbolet e tyre.2. Karboni-14 është radioaktiv. Çfarë do të thotë kjo?3. Çfarë kuptoni me termin radioizotop? Jepni dy shembuj.4. a) Rrezatimi shkakton dëme te të gjitha gjallesat. Përse?b) Përse radioizotopet përdoren për kurimin e kancerit?5. Radioizotopet mund të përdoren për të kontrolluar tubacionet për rrjedhje.a) Shpjegoni si realizohet kjo.b) Si mund ta kuptojmë që një tubacion ka rrjedhje?6. Erëzat transportohen në të gjithë botën dhe shpesh magazinohen për një kohë të gjatë.a) Zakonisht, ato trajtohen me rrezatim. Përse?b) Përmendni dy radioizotope që përdoren për këtë qëllim.

