Page 39 - Demo
P. 39
ATOMET DHE ELEMENTET33Ndërtimi i sistemit periodikVërejmë modelet e 20 elementeve të para të tabelës në faqen 32. Numri i periodës tregon sa shtresa elektronike ka atomi i një elementi. Të gjitha elementet e një grupi kanë të njëjtin numër elektronesh në shtresën e jashtme elektronike. Kështu, elementet e grupit I A kanë 1 elektron në shtresën e jashtme, ato të grupit II A kanë 2, e kështu me radhë. Këto elektrone të shtresës së jashtme elektronike quhen edhe elektrone valentore. Numri i grupit është i njëjtë me numrin e elektroneve në shtresën e jashtme. Elektronet valentore përcaktojnë vetitë e një elementi. Kështu, të gjitha elementet e grupit I A veprojnë kimikisht në mënyrë të ngjashme.Grupi VIII A, grupi i gazeve të plogëta Elementet e grupit VIII A kanë një organizim të elektroneve shumë të qëndrueshëm. Atomet e tyre kanë nga 8 elektrone në shtresën e jashtme, me përjashtim të heliumit, i cili ka 2. (Heliumi ka vetëm një shtresë elektronike.) grupi VIII A ndonjëherë quhet grupi 0.Ky organizim i qëndrueshëm i elektroneve ka një rezultat të rëndësishëm: i bën elementet e grupit VIII A joaktive.Elementet e periodës së katërtPas elementit të 20-të (kalciumit), shtresat elektronike mbushen sipas një rendi më të ndërlikuar. Por, nëse mbani mend pohimet e shtjelluara më sipër, ju mund t’iu përgjigjeni pyetjeve për shpërndarjen e elektroneve në elementet që vijnë më pas. Për shembull, elementi rubidium, Rb, e ka numrin atomik Z = 37, që do të thotë se numri i protoneve dhe elektroneve është i barabartë me 37 Ai ndodhet në grupin I A, perioda 5. Si bëhet shpërndarja e elektroneve?Grupi I A tregon se ka 1 elektron në shtresën e jashtme.Perioda 5 tregon se ka pesë shtresa elektronike.PHeShtresa e jashtme e atomit të heliumit, me 2 elektrone, quhet e qëndrueshme.Shtresa e jashtme e atomit të neonit, me 8 elektrone, quhet e qëndrueshme.Shtresa e jashtme e atomit të argonit, me 8 elektrone, quhet e qëndrueshme.Ne Arp Kur natriumi hyn në reaksion me ujin, përftohet një tretësirë bazike. Metalet e tjera të grupit I A veprojnë në mënyrë të ngjashme, sepse atomet e tyre kanë të gjitha nga një elektron në shtresën e jashtme. Treguesi fenolftaleinë merr ngjyrë rozë, gjë që tregon se tretësira është bazike.natrium!! Reaksionet e izotopeve Të gjitha izotopet e një elementi kanë të njëjtin numër elektronesh valentore. Për rrjedhojë, reaksionet e tyre kimike janë të ngjashme.Mbani mend këta terma kyç: organizimi i elektroneve shpërndarja e elektroneve struktura elektronike konfigurimi elektronikTë gjithë këta terma kanë të njëjtin kuptim: ata tregojnë si shpërndahen elektronet nëpër shtresa elektronike.1. Një element ka atome me 13 elektrone.a) Vizatoni një skemë për të treguar shpërndarjen e elektroneve.b) Shkruani shpërndarjen e elektroneve në këtë formë: 2+ …c) Jepni emrin e elementit.2. Shpërndarja e elektroneve për borin është 2+3. Shkruani shpërndarjen e elektroneve për:a) litiumin; b) magneziumin; c) hidrogjenin.3. Një element ka 5 elektrone valentore. Në cilin grup bën pjesë ky element?4. Sa shtresa elektronike kanë atomet e periodës 3?5. Elementi kripton (Kr) është në grupin VIII A, perioda 4. Numri i protoneve është 36.a) Ndërtoni skemën e shpërndarjes së elektroneve te kriptoni.b) Çfarë mund të thoni për aftësinë vepruese të kriptonit?Shtresa e parë mban dy elektrone. Shtresa e dytë mban 8 elektrone. Shtresa e tretë plotësohet me 18 elektrone. Shtresa e pestë plotësohet me 1 elektron, ndërsa numri i elektroneve në shtresën e katërt gjendet duke zbritur nga numri 37 shumën e elektroneve të tri shtresave të para + shtresës së pestë [37-(2+8+18+1)] = 8. Në këtë mënyrë, shpërndarja e elektroneve për rubidium është: 2181181811.

