Page 40 - Demo
P. 40
Si u zhvillua modeli i atomitDy teoritë e mëdhaE gjithë shkenca e kimisë mbështetet në dy teori të mëdha: Gjithçka përbëhet nga grimcat. Atomet janë grimcat më të thjeshta të një elementi dhe nuk mund të zbërthehen nëpërmjet një reaksioni kimik. Por, si u zbuluan atomet nga kimistët? Kjo është një histori e gjatë.Idetë e filozofëve të lashtë grekëNë Greqinë e Lashtë (rreth 750 p.e.s–150 p.e.s), filozofët u përpoqën ta njihnin më shumë botën që i rrethonte, duke kërkuar t’u përgjigjeshin pyetjeve, si: Uji është një lëndë e vazhdueshme apo një grumbull me copa të ndara? Po ajri, a është thjesht një hapësirë boshe? Nëse e shtyp një gur derisa të bëhet pluhur dhe pastaj shtyp pluhurin, grimcat e përftuara a do të copëtohen më tej?Demokriti (filozof grek) dha tezën e tij: Çdo gjë është e përbërë nga grimca të vogla, të cilat nuk mund të ndahen. Këto grimca, ai i quajti atome. Sipas tij, ato ishin me ngjyrë të bardhë, të zezë, të kuqe dhe të gjelbër, kishin forma e përmasa të ndryshme; atomet e rrumbullakëta dhe të mëdha ishin të ëmbla, ndërsa atomet e vogla ishin me majë e të tharta; atomet e bardha ishin të lëmuara, kurse ato të zeza kishin formë të dhëmbëzuar.Ai mendonte se atomet ishin të padukshme dhe të pandashme.Por filozofë të tjerë nuk mendonin kështu. Aristoteli (384–270 p.e.s) besonte se çdo gjë përbëhej nga katër elemente: toka, ajri, zjarri dhe uji, të përziera në sasi të ndryshme. Sipas tij, “shkëmbinjtë përmbajnë më shumë tokë sesa ujë. Pavarësisht se sa e copëton, çdo copëz do të ketë vetitë e shkëmbit”.AlkimistëtPavarësisht hipotezave të shumta që ngritën, filozofët grekë nuk bënë eksperimente për vërtetimin e tyre.Ndryshe nga filozofët grekë, alkimistët eksperimentonin vazhdimisht duke përzier lloj-lloj lëndësh. Kërkimet e tyre u përqendruan te zbulimi i eliksirit të jetës (pija që do të siguronte rininë e përjetshme) dhe te kthimi i metaleve të zakonshme në ar.Aty nga viti 600 e.s, praktika e alkimisë u përhap në shumë vende, si në Persi (Irani i sotëm), Indi, Kinë, Greqi, Francë dhe Angli.p Filozofi grek Demokriti (rreth 460–370 p.e.s), në një kartëmonedhë greke. Ai filozofoi shumë, por nuk eksperimentoi!t Alkimisti persian Geber (rreth 721–815 e.s) konsiderohet si “babai i alkimisë”.p Alkimistët përgatitën mjaft receta sekrete.ATOMET DHE ELEMENTET34

