Page 41 - Demo
P. 41
Alkimistët nuk arritën të përftonin ar, por përdorën receta sekrete, nëpërmjet të cilave bënë që mjaft substanca të dukeshin si ar, pasi i mbulonin me substanca të tjera. Ata zhvilluan shumë nga teknikat që përdoren edhe sot në laboratorë, si distilimi dhe kristalizimi.Nga alkimistët te kimistëtDisa alkimistë u konsideruan si mashtrues që zhvatën “fonde” nga njerëz të pasur duke u premtuar ar në këmbim të tyre. Në fund, rreth vitit 1600 e.s, alkimistët i hapën rrugën një brezi të ri kimistësh.Në këtë kohë teoria e atomeve ishte harruar, por në vitin 1661, shkencëtari Robert Bojl tregoi se gazi mund të ngjishet në një hapësirë më të vogël. Ai arriti në përfundimin se gazi përbëhet nga grimca të vendosura larg njëra-tjetrës.Rreth 130 vjet më vonë, në 1799-ën, kimisti francez Zhosef Lui Prust tregoi se te karbonati i bakrit(II), pavarësisht nga mënyra e përftimit, raportet në masë midis bakrit, karbonit dhe oksigjenit ishin përkatësisht: 5,3 pjesë në masë bakër me 1 pjesë në masë karbon dhe 4 pjesë në masë oksigjen. Kjo gjë tregoi se bakri, karboni dhe oksigjeni përbëheshin nga grimca që kombinoheshin gjithmonë sipas të njëjtit raport.Dilema e DaltonitKimisti anglez Xhon Dalton ngriti shumë pyetje për këto zbulime. Në vitin 1803, ai arriti në përfundimin se, nëse elementet përbëhen me të vërtetë nga grimca të pandashme, atëherë çdo gjë merr kuptim. Këto grimca, Daltoni i quajti atome, në nder të filozofëve grekë. Ai zbuloi se atomet e një elementi mund të kombinohen me atomet e një elementi tjetër vetëm sipas një raporti të pandryshueshëm. Në këtë kohë, teza e atomeve fitoi shumë terren, sepse përputhej me rezultatet e eksperimenteve.Studimi i provës së polenit Kishte mbetur një problem pa u zgjidhur. Askush nuk mund të provonte se lënda përbëhej nga grimca të ndara nga njëra-tjetra, sepse ato ishin shumë të vogla për t’u parë.Pak më vonë, në vitin 1827, botanisti Robert Braun vuri re diçka të çuditshme teksa po vëzhgonte në mikroskop polenin (pjalmin e luleve) në ujë. Ai pa grimca të vogla që kërcenin nga një vend në tjetrin. Ato nuk ishin të gjalla, atëherë si kishte mundësi që lëviznin? 78 vjet më vonë, shpjegimin do ta jepte Albert Ajnshtajni: grimcat e polenit goditeshin nga grimcat e ujit. Lëvizja e tyre provoi se uji përbëhej nga grimca.q Përdorimi i mikroskopit skanuesDhe në fund…Në vitin 1955, amerikani Ervin Myler ndërtoi një aparat të quajtur mikroskop me fushë jonike. Ky mikroskop mund të “shihte” majën e gjilpërës, të zmadhuar 5 milionë herë! Mikroskopët e sotëm janë shumë herë më të fuqishëm. Mikroskopi skanues me efekt tunelmund të vrojtojë sipërfaqen e materialeve dhe të japë pamje të zmadhuara deri në 100 milionë herë. Me këtë mikroskop, atomet “shihen” si njolla.Për dekada me radhë, shkencëtarët u përpoqën të zbulonin se çfarë kishte brenda një atomi, gjë që u arrit në fund të shek. XIX dhe në gjysmën e parë të shek. XX.p Robert Bojli (1627–1691) lindi në Irlandë, por punën e tij e përqendroi më tepër në Angli. Ai zbuloi ligjin e Bojlit për gazet. Dhe...mbante parukë!ATOMET DHE ELEMENTET35

